Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Vota është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar se vota është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet. “Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prill nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë. Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjen e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi” ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …