Sala Jashari: Seanca e 30-të, simbol i dështimit për të zgjidhur një çështje pesë minutëshe

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar ashpër zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi ndodhet në një situatë të pakuptimtë politike. Ajo deklaroi se është absurde që vendi po pret deri në seancën e 30-të për një vendim që, sipas saj, është dashur të merrej që në ditën e parë, brenda pesë minutave. “Është habitshme dhe tejet shqetësuese që një proces i thjeshtë institucional po shndërrohet në një përsëritje të lodhshme dhe të dëmshme çdo 48 orë. Ky është një kaos për institucionet dhe për vendin në përgjithësi,” tha Jashari. Ajo ka akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari, se po vepron nën urdhrat partiakë dhe ka bërë thirrje që ai të reflektojë dhe, nëse është e nevojshme, të largohet për t’i lënë vend një anëtari tjetër më të vjetër të partisë. Jashari shpreson që seanca e sotme të sjellë më në fund reflektim dhe dalje nga bllokada.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …