Nait Hasani: Sot vi për herë të fundit në Kuvend, Kurti duhet të kuptojë se s’i ka fituar zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit është e fundit në të cilën ai merr pjesë, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë për zvarritjen e procesit. “Sot është hera e fundit që vi në Kuvend. Nuk ka kuptim të vazhdohet me të njëjtin refren. Kemi hyrë në librin e Guinnessit me këtë farsë institucionale,” u shpreh Hasani përpara gazetarëve. Ai kritikoi ashpër sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, duke theksuar se ky i fundit duhet të pranojë realitetin politik. “Kurti duhet ta kuptojë një herë e mirë: nuk i ka fituar zgjedhjet. Është parti e parë, por nuk ka shumicë,” tha Hasani. I pyetur për kontaktet me përfaqësues të VV-së, Hasani u tregua i hapur për dialog, duke përmendur se nuk e ka problem të takohet as me Kurtin e as me Glauk Konjufcën. Ai theksoi se vendit i nevojitet zgjidhje, jo bllokadë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari ua hedh përgjegjësinë prindërve për krizën në Shqipëri, por nuk kursen as protestuesit

Shpresa Bajraktari ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke kritikuar dhunën dhe aktet …