Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Sali Berisha: Aleksander Vuçiqi ka ardhur këtu, në Tiranë, si udhëheqësi i “Ballkanit të hapur”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në protestën kundër vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi në Tiranë dhe iniciativës të “Ballkanit të hapur”, ka thënë se ky projekt rajonal është në interes të Serbisë. Ai ka ardhur këtu si udhëheqësi i ‘Ballkanit të hapur’, i tillë si udhëheqësi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë dhe i tillë  kurrë nuk do të jetë i mirëpritur në Tiranë, sepse prapa nismës qëndron ideja serbomadhe, qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Serbia e Vuçiqit si ajo e Millosheviqit është shndërruar në Rusi e vogël dhe Rusia e vogël është rrezik për paqen, stabilitetin e Ballkanit dhe të Evropës”, ka thënë Berisha, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Ai ka thënë se kumbara i “Ballkanit të hapur” është Xhorxh Soros.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit prapëson pjesërisht vendimin për dëmshpërblimin e Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës së Apelit ka miratuar sot, me shumicë votash, një pjesë të ankesës …