Sali Berisha

Sali Berisha: Nuk do t i bindem Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur dy herë në muaj për t’u marrë në pyetje

Kryetari i gjysmë së PD-së në Shqipëri, Sali Berisha thotë se nuk do t’i bindet Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur dy herë në muaj për t’u marrë në pyetje, sipas masës ndaj tij të lënë në fuqi ditën e sotme. Vendimi i GJKKO sipas tij është anti-kushtetues, pasi masa e dhënë ndaj tij, për ndalimin e lëvizjes jashtë shtetit, është në shkelje me Kushtetutën. Nuk ka rëndësi se çfarë kërkon, Kushtetuta nuk e lejon gjykatësin. Asaj iu kërkua, ajo refuzoi. Duhet ta pranonte të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. Kjo bëhet kur e pranon gjykatësja. Ky quhet gjykim incidental, është e njohur. Nuk i bindem kurrë. Absolutisht jo. Është vendim anti-kushtetues, nuk paraqitem”, deklaroi ndër të tjera Berisha, i cili shpërfillë çdo institucion të Shqipërisë dhe hapur vepron mbi ligjin duke kërcënuar me kryengritje

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …