“New York Times”: Kur populli i Kosovës kërkonte pavarësi Sali Berisha e kundërshonte atë duke kërkuar vetëm autonomi

Sali Berisha: Serbia po e shpopullon Kosovën Lindore nga shqiptarët duke synuar ta ripopullojë me refugjatë serbë

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se Serbia po shpopullon Kosovën Lindore nga shqiptarët dhe synon të ripopullojë atë me refugjatë nga territore të tjera, jo vetëm të Ballkanit. “Për këtë qëllim, në dhunim të ligjeve, kushtetutës dhe të gjitha konventave kombëtare, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit vendorë legjitimë të shqiptarëve të Preshevës me vasalë të tij që arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara nga Beogradi.  Berisha përmendi edhe Kumanovën dhe vendimin e dhënë ndaj shqiptarëve në procesin gjyqësor. Forca albanofobike dënuan me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës, një proces i stisur tërëisht nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri dhe ato ruse, me të cilin me ngjarjen tragjike të Kumanovës, albanofobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të shpopullonin qytetin shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dhe kërkoj hetim ndërkombëtarë për këtë, ka saktësuar, Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …