Sali Bislimi: Ndaj Presidentit Thaçi nuk është zhvilluar proces gjyqësor, por izolim politik

Politikat kundër lirisë së Kosovës kanë qenë hakmarrëse dhe të qëllimshme. Ato kanë synuar të kriminalizojnë vetë lirinë tonë, duke e kthyer në shënjestër atë që duhej mbrojtur. Dhomat e Specializuara, në vend se të ndërtonin një proces të drejtë, transparent e gjyqësor, zgjodhën rrugën më të rëndë – izolimin politik. Dhe ky izolim nuk është thjesht një padrejtësi individuale: është krim ndaj drejtësisë, krim ndaj demokracisë dhe krim ndaj vetë shtetit të Kosovës. Të mbrosh lirinë, drejtësinë dhe demokracinë nuk është krim. Krim është t’i burgosësh ato. Populli i Kosovës kërkon drejtësi, kërkon të vërtetën dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të Presidentit Hashim Thaçi dhe të gjithë atyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ka ardhur koha që të gjithë ata që kanë shpirt shqiptari, që e mbajnë ende gjallë dinjitetin e kësaj toke, ta dëshmojnë veten – me prezencë, me zë, me qëndrim. Për Hashim Thaçin, për bashkëluftëtarët e tij, për historinë tonë të drejtë dhe për betimin që nuk e kemi thyer kurrë: drejtësi. Atje, pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në orën 13:00, të jemi të gjithë bashkë. Le t’i tregojmë botës se drejtësia për Presidentin Thaçi nuk është kërkesë politike, por kërkesë për respekt ndaj popullit tonë dhe aleatëve tanë. Le të jemi një zë – zëri i së vërtetës, zëri i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Dorëheqja e Memli Krasniqit – zhvillim i papritur që tronditi PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se dorëheqja e Memli Krasniqit …