Sali Bislimi nga protesta në Strasburg: “Zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e çlirimtarëve”

Pas një varg protestash të mbajtura në disa qytete evropiane, kërkesat për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u drejtuan këtë të dielë edhe në Strasburg të Francës. Qindra qytetarë u mblodhën para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar drejtësi dhe duke kundërshtuar procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Veprimtari Sali Bislimi, i pranishëm në protestë, theksoi se angazhimi i shqiptarëve nuk do të ndalet deri në lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së. “Ne rezistojmë kundër padrejtësisë. Ishin në Strasburg të gjithë ata që nuk njohin dorëzimin dhe kërkojnë lirinë e menjëhershme të presidentit Thaçi dhe gjithë të tjerëve. Shqiptarët e Francës mund të mos kenë qenë të gjithë aty, por ishin ata që i bëhen kujdestar atdheut. Pa drejtësi nuk ka paqe – zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e heronjve tanë në Hagë”, ka deklaruar Bislimi. Protesta është pjesë e mobilizimit të diasporës shqiptare në mbështetje të të akuzuarve, në një kohë kur procedurat gjyqësore janë drejt përfundimit të fazës së mbrojtjes. Demonstruesit kanë bërë thirrje për transparencë, drejtësi të paanshme dhe për respektimin e procesit të rregullt ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Rroftë UÇK-ja!

Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi …