Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të Adem Jashari dhe familjes heroike Jashari, në kuadër të përkujtimit të Epopeja e UÇK-së. Lushtaku theksoi se në Prekaz, aty ku historia e lirisë së Kosovës është shkruar me gjak dhe sakrificë, u nderua vepra e pavdekshme e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Ai shtoi se në këtë epope përkujtohen edhe të gjithë dëshmorët e rënë për liri, të cilët me gjakun dhe sakrificën e tyre bënë të mundur që sot Kosova të jetë e lirë. “Sakrifica e tyre na obligon çdo ditë të ruajmë dhe të forcojmë shtetin për të cilin ata dhanë gjithçka. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka deklaruar Lushtaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
