QKMK të gjithë personat që e kanë bërë testimin për COOVID-19 jo më shumë se katër ditë nuk do të vetizolohen

Sandër Lleshaj: Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën, hiqen kontrollet e dyfishta

Ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj përmes një shkrimi ka njoftuar për një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën. “Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”. Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet. Lleshaj, shton se “Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …