leoni

Sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian kundër Kosovës kanë dëmtuar vendin me rreth 300 milionë euro

Sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian kundër Kosovës kanë dëmtuar vendin me rreth 300 milionë euro, derisa kjo shifër mund të rritet, pasi janë mbi tetë muaj nga vendosja e tyre, thonë njohës të ekonomisë, të cilët i bëjnë thirrje BE-së, t’i heqin ato. Ekonomistët vlerësojnë se nga këto masa, Kosova është duke humbur investitorë të huaj, pasi hezitojnë të investojnë në një vend që është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Është e domosdoshme që të gjendet një zgjidhje para se BE të hyjë në  procesin zgjedhor, pasi do të rrezikonte që këto masa të zgjasin me muaj të tërë. Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna thotë se nga sanksionet e BE-së, janë rreth 300 milionë euro, projekte të bllokuara. Ai u  bën thirrje institucioneve të BE-së që këto masa të hiqen, ndërkohë që  kërkon edhe nga institucionet që t’i plotësojnë kushtet, dhe të jenë në koordinim me BE-në, në mënyrë që Kosova mos të jetë edhe më tej nëm sanksione.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …