leoni

Wolfgang Petrittch

Wolfgang Petriq: Retorika politike nuk i sjell asnjë përfitim asnjë partie, mbi të gjitha jo njerëzve që jetojnë në Kosovë

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petriq, nuk beson se mund të ketë një ndërhyrje direkte ruse, në Kosovë. Megjithatë kërkon  kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë, sidomos në këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve në BE, në Amerikë  dhe shumë vende të tjera. Maturia është gjëja më e rëndësishme. Kam frikë se nuk do të ketë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të BE-së  dhe mbledhjes së re të Komisionit Evropian. Prandaj çështja e sigurisë tani është në ballë. KFOR-i në Kosovë tashmë po shton forcat e tij, duhet pasur kujdes që të mos përsëriten ngjarjet si ajo në Banjskë.  Sa i përket faktit  nëse Rusia po përdor precedentin e Kosovës për të ndërhyrë në Ukrainë dhe për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se Serbia është zgjatim i Rusisë në rajon, Petriq ka bërë thirrje për përmbajtje nga gjuha nxitëse. Retorika politike nuk i sjell asnjë përfitim asnjë partie, mbi të gjitha nuk sjellë asgjë  për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Minoriteti serb në Kosovë jeton në kushte shumë të vështira. Gjithmonë është e nevojshme për t’u kujdesur për më të cenuarit. Duhet pasur kujdes që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. ka porositur Petriq.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …