Sanksionet ndaj Kosovës në fokus të takimit Abdixhiku–Mathisen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur  në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat institucionale dhe domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve funksionale. Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së se formimi i një Qeverie të Unitetit është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike dhe për garantimin e stabilitetit. Një ndër temat qendrore të diskutimit ishte edhe çështja e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kryetari i LDK-së shprehu shqetësimin për pasojat e këtyre masave në procesin integrues të vendit dhe kërkoi rishikimin dhe heqjen e tyre, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të orientimit euroatlantik të Kosovës. Në fund të takimit, Abdixhiku falënderoi diplomatin norvegjez për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i jep Kosovës në rrugën e saj demokratike dhe euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …