Sazan Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar se 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal. Ai ka shtuar më tutje se kjo ndodhë për shkak se Kosova gjendet në rrethana jo të zakonshme për shkak të zgjedhjeve. “Aktualisht, 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Kjo situatë është reflektim i rrethanave të jashtëzakonshme, pasi vendi është në proces zgjedhor, ndërsa më 09 nëntor mbahet edhe balotazhi në disa komuna, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kuvendeve komunale dhe procesin e miratimit të buxheteve” është cituar të ketë deklaruar, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …