Sindikata e Arsimit u ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Në deklaratën e urimit për fillimin e vitit shkollor, SBASHK ka theksuar sërish se Ministria e Arsimit ka marrë vendim të gabuar për tekstet shkollore, ka sjell shqetësim te mësimdhënësit. Ministrja Nagavci, në vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson. Rrahman Jasharaj. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj i ka edhe një paralajmërim ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash, pse punëtorët e arsimit kishin qëndruar arsyeshëm në grevë. Dhe kur u bënte presion edhe me inspektorë, që të mbajnë mësim për të kompensuar orët e humbura në grevë. Ministre mos u mundoni kot se sindikatën tonë u munduat ta shuani, por SBASHK ishte dhe mbetet sindikatë e punëtorëve të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe do të vazhdojë të jetë zë i tyre sepse ata janë bashkë e në SBASHK, thuhet mes tjerash në reagim.
