leoni

Claudia Tenney: Jam shumë e shqetësuar me tensionet në Veri të Kosovës, kërkoj të themelohet sa më parë Asiociacioni

Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, iu ka  drejtuar me një letër kryeministrit Kurti, në lidhje me situatën në Veri. Ajo ka kërkuar që sa më parë të fillojë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, i  nënshkruar në vitin 2013 për të siguruar të drejta dhe siguri për serbët e Kosovës. Përveç krijimit të asociacionit, Tenney ka kërkuar nga Kurti edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ju inkurajoj shumë ju dhe administratën tuaj për të mbajtur zgjedhje të reja për kryetarë të komunave me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe të krijoni asociacionin e komunave sikur  është kërkuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Sic e dini, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit për kryetarë komunash në veri të Kosovës, si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesës së progresit në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 203.” Më pas ajo ka përmendur edhe hyrjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore në ndërtesat komunale, duke shtuar se “fluksi i policisë speciale vetëm shërben për t’i ndezur tensionet dhe konfliktin sesa për të ofruar një zgjidhje politike afatgjatë për këto komunitete”. Serbët janë të lodhur duke pritur zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Kërkoj që të përmbushni këtë obligim të kahmotshëm”, ka shkruar, Kongresistja amerikane, Claudia Tenney.

Kontrolloni gjithashtu

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Siguri e Mbrojte, ka shkaktuar tensione

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, …