SBASHK

SBASHK paralajmëron grevë për shkak të mungesës së librave dhe vonesës në formimin e institucioneve

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku krye tema ishte mungesa e teksteve shkollore, problem që po përsëritet edhe këtë vit, sidomos në klasat VI deri IX. Raportohet se librat e shpërndarë janë të pamjaftueshëm, ndërsa shumë prej tyre janë të dëmtuar dhe të papërdorshëm. Në mbledhje u ngrit edhe shqetësimi për mos formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, vonesa që, sipas sindikatës, po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit. SBASHK-u ka paralajmëruar se nëse nuk ka gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme. Këshilli vendosi gjithashtu që udhëheqësit sindikalë që kandidojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit të dorë hiqen nga funksionet deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …