SBASHK

SBASHK: Rekomandimi i AShAK është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj rekomandimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në të cilin thuhet se “organizimi sindikal i mësuesve dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet  dhe të mos jetë vendimmarrëse në procesin mësimor”. Në reagimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thuhet se rekomandimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti. “Deklarimi juaj , si rekomandim, është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti, që duke pasur mision të shuajë sindikatat, e veçmas SBASHK-un, me ngritje akuzash, me shpifje se jemi  të atyre apo të këtyre”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e dërguar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …