leoni

Kupchan: Qeveria aktuale ka ndërmarrë disa hapa që e kanë dëmtuar pozitën e Kosovës

Akademiku në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Çarls Kapçan ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë të drejtë politike dhe morale ta shtrijë ndikimin e Qeverisë dhe të vendosin rend dhe ligj në gjithë territorin e saj por se janë duke bërë veprime të gabuara. Duke folur në në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor, ai ka theksuar se “Nuk ka dyshim se Prishtina ka të drejtën ligjore dhe morale të dojë territorin që është pjesë e Kosovës sovrane dhe të pavarur, dhe t’ia bashkojë qeverisë qendrore, t’i integrojë ata në një shoqëri më të gjerë multi-etnike. Nëse hapat e ndërmarra nga Kurti janë produktive ose jo, ky është tjetër debat. Mendoj se Qeveria aktuale ka ndërmarrë disa hapa që e kanë dëmtuar pozitën e Kosovës në syrin e opinionit publik. Në kohën e ndërhyrjes së NATO-s që çoi në ndarjen e Kosovës nga Serbia, opinioni publik ishte në krahun e Kosovës dhe Serbia, Vuçiç dhe ata që vinin para tij shiheshin si problemi. Tani kemi një situatë ku SHBA dhe BE e shohin Prishtinën si problem. Po ndërmerr veprime që nuk e ndihmojnë vendin kur bëhet fjalë për të përparuar drejt marrëveshjes që BE ka vënë në tryezë. Edhe nëse ajo që Kurti po bën është e justifikuar ligjërisht dhe moralisht, nuk është politikisht e mençur” ka thënë mes tjerash, akademiku në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Charles Kupchan.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …