Brickos

Analistët kanë vlerësuar se vizitat që po realizojnë jashtë vendit autoritetet tona po përfundojnë pa rezultate

Duke folur për vizitat e autoriteteve tona jashtë vendit, analistët kanë vlerësuar se këto po përfundojnë pa rezultate. Ata kanë thënë se edhe pse kryetarja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë realizuar vizita jashtë vendit, ato kanë përfunduar pa arritur ndonjë efekt. Analistët kanë theksuar më tutje se përveç kryetares Osmani, të tjerët janë edhe të padëshiruar. Profesori universitar, Dritëro Arifi, ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për promovim, sidomos pas masave të vendosura nga Bashkimit Evropian. Ai ka shtuar më tutje se këtë vit nuk ka pasur asnjë rezultat konkret në arenën ndërkombëtare, duke mos i siguruar asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Vizitat e krerëve nuk kanë prodhuar asgjë përveçse mungesë të madhe të mirëqenies dhe vizionit të një shteti normal, duke shtuar se rezultatet janë zero-zero.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …