MASHT: Nuk ka asnjë vendim që është marrë për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve të humbura

SBAShK-u ka marrë vendim për vazhdimin e grevës, duke i konsideruar të papranueshëm koeficientet për arsimin

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në takimin e jashtëzakonshëm të së mërkurës ka marrë vendim për vazhdimin e grevës, duke i konsideruar të papranueshëm koeficientet për sistemin e arsimit në Projektligjin për paga. “Koeficientet e aprovuar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, janë pothuajse të ngjashme me ofertën e kryeministrit, dhe përveç se nuk kanë plotësuar kërkesat e punëtorëve arsimor në Kosovë, këta koeficientë përveç dallimeve të mëdha me sektorë të tjerë, kanë të meta të mëdha edhe brendapërbrenda tërë sistemit arsimor. Në veçanti kritikë e madhe këtij tabelari iu dha koeficientit për drejtor dhe zëvendësdrejtor për të gjithë institucionet arsimore por edhe koeficienteve të tjerë. Duke analizuar gjithë këto, Këshilli Drejtues se bashku me kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve vendosën njëzëri që t’i shpallin të papranueshëm për punonjësit e arsimit këta koeficientë dhe të vazhdohet me grevë edhe në ditët në vijim”, është thënë në komunikatën e SBAShK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …