SBASHK

SBASHK-u ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të Sindikatës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të tyre, veçmas ndaj bllokimit me qëllim të ministres, Arberie Nagvci të negocimit për kontratën e re kolektive të arsimit. Sipas komunikatës, llogaritet se në këtë protestë do të marrin pjesë rreth 2000 protestues dhe do të nis para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës. U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesisë qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para “, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …