Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u shpalli grevën e përgjithshme në arsim, që do të nisë nga 14 janari 2019

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës,  në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që ta shpallë grevën e përgjithshme në arsim, që do të nisë nga 14 janari, ditë e hënë.  Gjatë kësaj mbledhje përfaqësuesit e sindikatës nga të gjitha komunat e Kosovës janë shprehur të vendosur që të futen në grevë. Ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga greva nëse nuk ngrihet 30 për qind koeficienti i mësimdhënësve në projektligjin për paga. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se ai është i obliguar që ta dëgjojë vullnetin e sindikalistëve. Derisa po zhvillohej mbledhja e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut aty ka ardhur edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Ai ka provuar t’i bind sindikalistët që të mos futen në grevë pasi sipas tij, kështu po dëmtohet procesi mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …