leoni

Së shpejti fillojnë edhe tri projekte në fushën e bujqësisë në komunën e Malishevës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këtë mbledhje u bë e ditur se krahas realizimit të projekteve tjera kapitale, shumë shpejt pritet të realizohen edhe tri projekte me rëndësi në fushën e bujqësisë. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, do të bëhen shpalljet dhe shumë shpejt do të realizohen edhe tri projekte në fushën e bujqësisë, projekti i parë për përkrahje me lopë qumështore, projekti i dytë për përkrahje për makina për mbjellje të misrit dhe projekti i tretë për përkrahje me makina për shpërndarjen e plehut kimik. Në mbledhjen e sotme, edhe drejtorët e drejtorive tjera kanë raportuar për punët dhe aktivitetet gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim, ku sipas tyre janë duke vazhduar me realizimin e projekteve dhe planifikimeve për këtë vit. Sipas drejtorit për buxhet, Valon Mazreku, është hartuar draft buxheti komunal për vitin e ardhshëm, i cili do të duhet të diskutohet në Kuvendin e Komunës gjatë kësaj jave. Po ashtu, në këtë mbledhje, drejtoresha e sportit, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka njoftuar se edhe Komuna e Malishevës është pjesë e “Javës evropiane të sportit” dhe do të jetë pjesëmarrëse në disa nga aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …