leoni

Komuna e Rahovecit nis rrënimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për qytetarë

Përmes projektit rrënimi i objekteve pa leje si dhe objekteve të vjetra, në përkujdesjen e drejtorisë së Inspeksionit  të komunës së Rahovecit, ka nisur rrënimi i këtyre objekteve të cilët nga zyrtarët komunal, janë vlerësuar si objekte që paraqesin rrezik për qytetarë. Ecurinë e projektit nga afër e kanë par, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe drejtori i Inspeksionit Besnik Hoti. Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspeksion shprehet se fillimi i rrënimit të objekteve të vjetra të cilat paraqesin rrezik për qytetarë ka ardhur si rezultat i vlerësimit të bërë nga zyrtarët komunal dhe se kompania e kontraktuar nga komuna, është rrënuar objektit të vjetër të shkollës“ Mustafë Ibishi”  në fshatin Kramovik dhe sot është  bërë rrënimi i objektet të vjetër të shkollës së mesme dhe objektit të stacionit të policisë në fshatin Ratkoc. Drejtori Hoti thotë se në ditët në vazhdim do të rrënohen objektet të tjera, që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe objekteve që paraqesin pengesë për zhvillimin infrastrukturor e urban në komunën e Rahovecit. Qytetarët e kanë pritur mirë rrënimin e këtyre objekteve, duke thënë se rrënimi i objekteve të vjetra ka evituar rrezikun i cili ka ardhur nga këto objekte, pasi që në vazhdimësi ka lëvizje të qytetarëve afër këtyre objekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …