Bashkatdhetari Ahmet Halili nga Gjermania dhuroi një autoambulancë për nevojat e shëndetësisë primare në Ferizaj

Bashkatdhetari Ahmet Haliti i cili jeton e punon në Gjermani ka sjellë një autoambulancë të re për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ai tregon se atje punon për rregullimin e këtyre automjeteve, ndërkaq me financat e tij dhe vullnetin për të bërë mirë, është angazhuar dhe e ka blerë këtë autoambulancë e cila ka një kosto rreth 10 mijë euro. Thotë se nuk din shumë për kushtet e funksionimit të shëndetësisë këtu, por e ka parë shumë të nevojshme që pajisjet moderne të sillen në Ferizaj, pasi që janë faktor kyç në shpëtimin e jetës së njerëzve kur kanë ndonjë rast emergjent. “Unë punoj qe një kohë të gjatë atje , ka 26 vjet dhe kam krijuar lidhje të mira , prandaj më është dhënë mundësia dhe e kam sjellë veturën për vendlindjen. Kur ke mundësi pse mos me ba mirë për vendin tënd. Krejt ka qenë iniciativë e imja dhe vet e kam sjellë edhe prej Gjermanisë” tha donatori Haliti. Ndërkaq, drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj kanë mirëpritur autoambulancën e re duke pasur parasysh planet për zgjerim e modernizim të shërbimeve emergjente edhe ne teren. Asllan Bajrami ushtrues detyre i drejtorit të QKMF në Ferizaj pohon se tani e tutje do të jetë me lehtë qasja deri tek rastet emergjente. Me ardhjen e autoambulancës së re nga Gjermani janë bërë 5 autoambulanca dhe mbulojnë shërbimet mjekësore në Ferizaj , por edhe më tutje thuhet se nuk mund të mbulohen të gjitha nevojat. Me këtë rast është shfaqur edhe iniciativa për ndihmë me barna, por u theksuan vështëristë që transportimi i tyre duhet të bëhet me vetura që rregullojnë temperaturën në bazë të ligjeve të Bashkimit Evropian. Por u tha se angazhimi nuk do të mungojë në mënyrë që pajisjet moderne e barnat e nevojshme të sillen sa më shpesh në qendrat e këtushme mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …