Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit është diskutuar për mundësi të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës së Turqisë në Republikën e Kosovës. Ambasadorja turke Kiliç në takim e ka njoftuar kryetarin Jashari për mundësitë e mbështetjes së shoqatave të grave në komunën e Skenderajt, në aspektin profesional nëpërmjet trajnimeve në fusha të caktuara, pastaj nxënësit e shkollave të mesme, studentët me bursa studimi, por edhe projekte të tjera mbështetëse për fushën e bujqësisë. Kryetari Jashari e ka falënderuar ambasadoren turke, dhe e ka siguruar se Komuna e Skenderajt është e gatshme të ndihmojë sa i përket organizimit të sesioneve informuese që do të organizohen për shoqatat e grave dhe palët tjera të interesit, për programet që Ambasada Turke do të ofrojë kurse dhe trajnime profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …