Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt e Adem Megjuanit mbahet gjatë ditës së sotme

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për mediet se e ka  pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit. Seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë zyrtarët e PSD-së, kërkesën për caktimin e paraburgimit po e quajnë orkestrim politik. Frashër Krasniqi, nga kjo parti  ka thënë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt.  Sipas tij, arrestimi i Molliqajt e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, “flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ: Rezultatet përfundimtare priten në fillim të shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të …