Seanca e radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë caktohet më 22 korrik

Në gjykatën speciale në Hagë është mbajtur të enjten seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Gjatë kësaj seance, trupi gjykues njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet më 22 korrik 2025. Ajo do të jetë e përqendruar në shqyrtimin e ecurisë së çështjes, pasi përfaqësuesi i viktimave ka përmbyllur paraqitjen e dëshmitarëve të tij. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, theksoi se në seancën e 22 korrikut do të diskutohen hapat proceduralë në funksion të përgatitjes së konferencës së mbrojtjes, e cila do të mbahet pas përfundimit të pushimit veror.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …