leoni

Seanca konstituive e Kuvendit pritet pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Kushtetueses

Ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo seancë nuk mund të zhvillohet pa u publikuar aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja, i cili mund të bëhet gjatë kësaj jave ose, më së largu, javën e ardhshme. Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e deritashme, publikimi i aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese zakonisht kërkon një deri në dy javë. “Ta zëmë nëse aktgjykimi publikohet të mërkurën, atëherë seanca mund të thirret menjëherë të enjten dhe pastaj të vazhdojë cikli 48-orësh”, ka thënë Cakolli. Seanca konstituive e Kuvendit u thirr fillimisht më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë zhvilluar 54 vazhdime të saj, të udhëhequra nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës. Gjykata Kushtetuese konstatoi se Dehari nuk ka vepruar në përputhje me aktgjykimin e mëhershëm të 26 qershorit, duke shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik. Sipas Rregullores së Kuvendit, për thirrjen dhe mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i saj, dhe pritet që Dehari ta caktojë datën menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të plotë në Gazetën Zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasadat e ShBA-s, dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje institucioneve dhe deputetëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje institucioneve dhe …