Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe shumicës

Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe shumicës

Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, ka filluar  me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku janë goditur me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina. Kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por ata kanë refuzuar kategorikisht duke mbledhur te foltorja. Më pas njëri nga deputetët e opozitës, Bledion Nallbati ka shkuar drejt deputetit të PS-së, Vullnet Sina i cili ishte duke folur nga vendi të cilit i ka tërhequr mikrofonin dhe situata ka avraguar në përplasje fizike, duke u qëlluar me grushte mes tyre. Ndërkaq, Kuvendi ka marrë masa ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca. Kjo seancë u thirr pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale duke bërë që ajo të shtyhet.(TVSH)

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …