Ragip Shala: Përkujtohen herojntë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Orari i homazhëve dhe nderimeve për militantët e LPK- së , heronjtë e kombit Afrim Zhitia , sekretarin organizativ dhe  ushtrues  detyre i sekretarit politk të LPK – së,  dhe Fahri Fazliun më 2 Nëntor 2023

Në ora 10:00 nderim pranë Obeliskut të  heroit të kombit Afrim Zhitia në fshatin Llugë të Podujevës, ku ka qëndruar për 30 vite i mbuluar me dheun e Llugës heroike,

Në ora 12:00 homazhe te varrezat e heronjëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në Prishtinë,

Në ora 13:00 nderim te flamuri kombëtar afër vendit ku kanë rënë heroikisht në Breg të Diellit, heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Lavdi heronjëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Ragip Shala

Kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia ‘’

Prishtinë 29.10.2023

Kontrolloni gjithashtu

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të …