Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit

Sebastian Kurz: Vjena zyrtare përkrahë çfarëdo marrëveshje me të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë ka thënë se Vjena zyrtare  përkrahë çfarëdo marrëveshje me të cilën pajtohen në mes vete Kosova dhe Serbia. Ai saktësoi  se Austria dhe Bashkimi Evropian do ta mbështesin edhe korrigjimin e kufirit mes dy vendeve por edhe shkëmbimin e  territoreve mes dy shteteve, Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim këtë marrëveshje dhe nëse arrihet askush nuk do të jetë kundër saj, ka thënë Kurz në një konferencë të përbashkët me kryetarin, Hashim Thaçi. Mendoj se kjo është në kuadër të BE-së, çfarëdo marrëveshje, edhe nëse është korrigjim i kufirit edhe shkëmbim territorial e mbështetë edhe BE-ja”, ka theksuar kancelari Kurz.

Kontrolloni gjithashtu

Milovan Drecun: Dënimi i ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte “i rëndësishëm për Serbinë”

Teksa procesi gjyqësor në gjykatën speciale në Hagë, po hyn në fazat përfundimtare, zyrtarë të lartë …