Fillimi / Fejton / Sefer Muzlijaj: KULLA DYLBI E KAPEDAN, RAMË ALISË  (UÇË) – II
Sefer Muzlijaj: KULLA - DYLBIE KAPEDANIT, RAMË ALISË  (UÇË) - II

Sefer Muzlijaj: KULLA DYLBI E KAPEDAN, RAMË ALISË  (UÇË) – II

Llahtaria ska fund, prandaj sot shqipëtarët duhet ta mbledhin mendjen, të bëhen bashk edhe nëse kanë ngapak ndryshime ideologjike se ndryshe do të shkruhet edhe për ne si popull e gjuhë e vdekur

***
Gjatë luftës e sidomos kah fundi ndodhin për familjen e Ramë Alisë gjëra të tmershme. Ishin organizuar nga komuna e Istogut dhe nga Rakoshi: ushtri e milici, OZNA , dhe familjarët e Ramë Alisë në fshat kishin vendosur që ti vendosnin në shtallë bagëtishë ku  k ishin futur kashtë dhe gadi të gjithë:gruan e kapedanit, djemtë e tij dhe disa fëmijë të axhës Mustafë deshën ti kallin për së gjalli..

***
Ishte një rast kur një qetë e ardhur nëpër fshatra kinse të UNÇJ, ku ishin edhe do të rinjë shqiptar, kur mbërrinë në fsh. Zhakovë e dërguan të riun Halil .Arif Ferataj të ju thoshte se urdhëri është të dorëzohën, jo do vritën të gjithë. Kishin informata se ishin në fshat
Kur H.A.Ferataj shkon dhe thrret në shtëpinë e Jash.Alisë ku gjëndeshin .U tregon se ku ishin dhe çfarë e kishin porositur.Rama mendon se më mirë ishte të dorëzohej se do vriteshin të gjithë plus do njerëz që ishin aty si Bik Pazari(Dresheviq), Adem Zenuni etj; i thot vëllait të madh si është puna dhe më mirë të dorëzohet ai vetëm.Jashari thotë:kurrë !edhe nëse vritën të gjithë. B.Shaban dhe tëë tjerët thonë se Jashar Alisë nga ngushtia nga koka i shkonte avull si lumë.H .A.pyet axha J.:çka me u thanë ?
Ai i thot:thuaju:na thanë jemi plot të përgaditur të hyjmë në luftë me ju!
Ashtu H A shkon dhe u thotë.E dërgojnë përseri qe të ju thotë :Ne do kalojmë për në Çerkolez dhe nuk do vijmë nga ju nëse ju thuani se nuk do godisni.Kthehet prap H A dhe u thotë ato .Jashari i thotë thuaju mund të kaloni por nëse ndërmerrni diçka do filloj betejë e vëërtetë Ashtu ndodhi kaluan pa asnjë zhurmë.
“”””””””””’
Në këto kulla në Uçë si në Kullën E Ramë Alisë, po edhe të kapedani Col Bajraktari, gjatë këtyre viteve qenë mysafirë jo rrallë njerëzit figura të njohura edhe nga Podguri -Dugagjini, nga Drenica …ku bënin plane, se si të vazhdohej lufta për mbrojtjen e popullatës dhe teritoreve nga ata që qëllim kishin të i gllabronin nën moton për çlirimin nga Fashizmi.
*****
Pas vitit 1945, ku shqipëtarët mbetën të mashtruar nga Serbo Jugosllavët, kalonin vite të zeza për shqipëtarët.Ç’farë nuk ndodhën : Tivari , Goliotoku, shpërnguljet për në Turqi…
Erdhi edhe viti 1955-1956!-Akcioni famëkeq i mbledhjes së armve.
Vështirë të numrohën masakrat që u bënë në vitin 1956 kudo në Kosovë.Thuhet se ishte projekt e Rankoviqit, sikur Titoja dhe udhëheqësit tjerë në Jugosllavi s’dinin për këto.E vërteta është se shumë mirë ishin të njohur dhe bashkautor të gjitë atyre.
Kur Kapedani i Sangjakut Bik Pazari(Dresheviq) u shpërngul për në Greqi, la armatim të shumtë të kulla E Ramë Alisë;
atë armatim duhej fshehur dikund.
Kët barrë e muarën vëllai i Ramë Alisë axha Mustafë dhe babai im nip i Ramë Alisë -Avdyl Jashar Alia.
Mbushën arka me fishek dhe armë dhe një natë të Varret e mëdhe hapën në një formë varreze, vendosën arkat më armë posaqërisht me fishek të shumtë
. E maskuan mirë atë vend të dukej si varrezë e vjetër…
Por pak nga pakujdesia e me dëshirën që të njohtohet dikush se fishek dhe armë ka po të ketë nevojë , babai Avdyli, në mirë besim u tregoi disa njerëzve, edhe vendin ku ishin të fshehura ato armë.
Po në vitin 1956 kjo u dekoinspirua dhe babai u muar në stacionin e”gjandarmerisë” së Rakoshit .
Ishte marrur edhe axha Smajl Jashar Alia mu pse ishte me vite bashk me axhën e vet në betejat e zhvilluara .Ç’farë u ndodhi nga masakrat axhës Smajl , babait Avdylit , që nga aty dualën -varreza të gjalla dhe jo gjat pas asajë vdiqën
Aty për armë kishte edhe plot të tjerë që u masakruan për vdekje, por rasti i babait Avdylit ishte pak më ndryshe:Të tjerët si zakonisht u muarën për një armë e kishin apo se kishin , e babai im Avdyli u muar për një qerre armësh.
Për kët kam shkruar për atë odisejadë.
“””””‘”””””

Jeta me të “mira “e më të zeza vazhdoi !
Stinet e vitet ndërroheshin …
Ç’farë nuk ndodhi mbi këte popull ?
***

Viti 1945-ës se di çfarë të mir solli Jugosllavia kinse shtet demokratik , fitues i LANÇ- kundër fashizmit , që me platforma lufte thirrte për bashkim shqiptarët e popujt tjerë të bashkohën në një front kundër fashizmi , denonte me retorikën e tyre forcat fashiste e në anën tjetër ishin për masakrim , shpërngulje asimilim;pranonte Konferencën e Bujanit19443-44, që pas përfundimit të luftës:Shqiptaret do tkenë të drejtën e referendumit për vetvendosje ;dmth gjërë në shkëpuete dhe bashkim me Shqipërinë Londineze.
Krejt këto ujdi ranë në ujë, u mashtruan dhe tradhtuan Shqipëtarët;po s’ishte çudi kur vet Tito me udhëheqësit Jugosllav programet sekrete i kishin si vazhdim të politikave e projekteve të vjetra Serbe, Malazeze…(jugosllave), :
çfarosje, vrasje, burgime, konfiskime , shpërngulje, asimilime….Janë të njohura marrëveshjet e 1938 për shpërnguljet për në Turqi(me Turqinë , po edhe me 1951 poashtu u nënshkruan marrëveshje nga ai Tito në “kali t’bardhë”.
******
U rianeksua Kosova në mënyrën më diktatoriale, nën regjimin , administrimit ushtarak edhe de jure në Kuvendin e Prizrenit ku në korrik të vitit 1945 u organizua në Prizren nën masa të rrebta ushtarako -policore , ku shantazhi për delegatët shqipëtar ishtë (edhe plumbi kokës);u abrogua Rezoluta e Bujanit.
****
Vitët kalonin!
Shqiptarët mbetën nën Jugosllavi.
Të emën e kishin gjallë e dihet si të përgdhel njërka.

Viti 1949!
Shqiptarët të pa kënaqur dhe të diskriminuar në çdo pore të jetës.
Nga që kishte shprehë mllefin kundrej rexhimit Jugosllav Murat Xh.Hajzeraj në viti 1949 u denua me një    vit të rënd burgimi.(fjala është për në fshatin e Uçës).
Më vonë u muar edhe Ferat Hajzeraj në paraburgim për propagandë kundër rexhimit Jugosllav.
Në vitin 1978, më burgosën dhe mua në gjykatën e qarkut në Prishtinë ku për propagandë armiqësore         kundër Jugosllavisë me nenin 133 alinea 1 më dë nuan me dy vite.
Kjo ndodhi kështu pasi u dënova vetëm.

Më 1982 u denuan shumë nga Grupl ku ishte Hydajet Hyseni , Jakup Krasniqi, Berat Luzha , , Nezir Myrtaj nga Uça , Mehmet Hajrizi Gani Syla   Ferid   –   Çallaku në Prishtië dhe të tjerë , një pjesë u denuan në Gjilan dhe pasi isha dekonspiruar edhe unë me muarën prap në burgun e Pejës dhe prap kur u denuan në Prishtinë Gjilan, edhe mua me denuan në Gjyk.Komunale në Isëtog me tri vite e 6-të muaj.
Më vonë u denuan edhe të tjerë nga fshati Uçë si :Qerim .I.Hajzeraj, Bedri Ferataj , Sali Mustafaj, Daut Imeraj më vite burgime.
Pas viteve 90-eta për kundravajtje politikke u muarën disa në polici dhe disa edhe u denuan.
Me një muaj u dënua dhe Jashar N.Muzlijaj djali i vllait tim e kështu vazhdoj jeta plot ndeshtrasha ;rrahje, maltretime , bastisje e sdi kërkim armësh, e sdi çka tjetër në kohën e satrarapit Sllobodan Millosheviq.
Në vitin 1989’para krijimit të LDK-ës u formua
KMDLNJ- në Krye me Adem Demaqin ku dega u formua edhe në Isëtog, ku nga fshati Uçë në atë themelim në fsh.         Kamenicë në shtëpinë e ish të burgosurit Mustafë Lipaj , Fadil Lipaj e të tjerë, edhe nga fshati ynë atë natë morëm pjes :Nezir Myrtaj, Daut Imeraj dhe unë Sefer Muzlijaj, ku Kryetar u zgjodhë Nezir Myrtaj, edhe pse më vonë ai u shpërngul në Prishtin e rrolin e kryetarit e muar Xhevat Qazim Zekaj.
Për anën e mbivadës për disa fshatra u caktova unë ku mbërrijtëm të konsolidohemi duke zgjedhur përsona të besuar si Shefqet Haxhiaj , Qazim Sejdijaj, Daut Imeraj unë dhe ca të tjerë .U arrit të grumbullohet ndonjë armë qysh atëherë.Mu pse udhëzimi nga lart ishte që
KMLDNJ në mënyrë de jure do luante rrolin e akronimit e në prapavij do luante rrolin e Logjistikës për luftën e ardhme për çlirim.
Kjo u krye në përpikëri , dhe pa asnjë dekonspirim (fjala është për rajonin e mbivadës dhe tërë komunës së Isëtogut.
***
U veprua nëpër subjekte politike, posaqërisht në Ldk-ë , dhe në organizata tjera ….

Erdhi viti 1992!
“””””””””””””””
Rexhimi i Serbisë me satrapin e ballkanit në krye bëri politikën më gjenocidale me popujt të mbajtur me dhunë në një shtet artificial – monstrum.
Vrau ushtarët kinse të ushtrisë së tij !
Helmoi fëmijët-nxënësit duke iu dhënë epitetin e “artistëve”-simulantëve, maltretuan gadi një milion shqiptarë , pa ardhur lufta e njëmendtë. Po
Racizmi me segregacionin i përngjante Johanësburgut , kur gjithëçka ishte e ndarë:shkolla, spitalet, autobusët, qendrat e banimit…,
Në Kosovë edhe më keq!
Jo vetëm të ndarë , po edhe mbyllje dryri për shkollën, spitalin , jetën në trastë.
Deshën fëmijëve , nxënësve tua ngrijë shkronjën në gjuhë.
Të përjashtuar nga çdo sferë të jetës.
Shkollës shqipe i vunë dryrin.
E shkollë u bënë shtëpitë- odat!
“Odës shqiptare iu hapën një mijë dritare”
U zgjodh fshati Uçë , që të bëhët një masakër ndaj tre prindve që mbrojtën nxënësit për në rrugën për në shtëpitë shkollë (oda)
Ranë tre prind që për armë kishin gjokset e hapura dhe gurët në lëndinë
31- një janari i vitit 1992!- ishte një hallakamë automatikësh.Qiellin e lëvronin helikopterët e milicëve barbar të Serbisë .
Kallashnikovët e tyre vollën zjarrë mbi të pafajshmit :Axhën Muharrem Hysenaj , Bacën Bajram Hoxhaj e Bacën Hasan Hysenaj.Edhe mbi të tjerë mbi bacën Azllan Hysenaj , Imerin të birin e B.Hasan dhe mbi të tjerët .U vranë në mbrojtje të shkolës , gjuhës, kombit…
Hallkë e një të kaluare , kur vriteshin shqiptarët – për shkronjat shqipe.
Nuk ndodhi vetëm në Uçë …
Por ky rast ishte më unikat mu pse u vranë Tre prind dhe u plagosën dy tre , dhe ishte aq e acaruar situata sa lehtë ka mundur të hapet një front, luftë , ndoshta me pasoja tragjike po edhe për ta.
U shpallën edhe dejure , dëshmorë të kombit ku edhe shkolla qysh pas rënjes qe pagëzuar:”Tre dëshmorët e shkollës shqipe” Edhe dëshmorët ishin të të trungut ë Bajram Gashit, Ramë Alisë..
Të parët e tyre ishin të lindur në të njejtën Kullë -shtëpi.
Lavdi e përmotshme”Tre dëshmorëve të shkollës shqipe.
“”””””””””””””””””””””””””””””‘
Histori tragjike, po edhe heroike vazhdoi.
Protesta, demonstrime, po edhe plot maltretime nga rexhimi i Sllobodan Millosheviqit.
***
Në luftën e UÇK-ës, edhe nga Uça iu bashkangjitën luftës për çlirim.
Në gjeografinë , ku ditën ta mbrojnë  aq sa mundën, jo vetëm gjatë luftës së dytë botërore , po edhe më parë.
Nga fshati dhe rrethina u gjëndën njerëz që ditën të themelojnë një tog ku ishin gjatë tërë kohës së luftës, tamam ishin nëpër ato pjesë, ku ranë Tre Heronjtë e fshatit Uçë, ranë  gjashtë trima në betejën e Dobrovodës e plo të tjerë në ato troje .Pat tjerë të rinjë që iu bashkangjitën Luftës në Drenicë, e Dugagjin.U kthyen nga Shqipëria e iu bashkuan luftës posaqërisht në Dugagjin, e ishin në betejën e madhe të Kosharës.Pat që muarën pjesë edhe në luftën e UÇPMB– po edhe në Iliridë në luftën e UÇK-ombëtare.
Kështu në forma të ndryshme nëpër histori del se edhe nga fshati ynëUçë , po edhe rrethina nëpër të gjitha kohërat u gjëndën njerëz të devotshëm për sakrifica që të vie Liria e vjedhur dhunshëm nga fqinjët dhe miqët e tyre.
***
Gjatë luftës nga bjeshka ku ishin ushtarët dhe popullata u muarën disa të rinjë peng, që u dërguan nëpër Serbi dhe në fund në Mitrovicë ku u maltretuan për vdekje .Tre nga Uça dhe dy nga Rakoshi i vranë në fshatin Brobaniq.Disa iu futën malit dhe me plot vështirësi shpëtuan..
*****
Më vie mirë se edhe në luftën e UÇK-ës dualën djem edhe nga pasardhësit e Ramë Alisë, Col Bajraktarit dhe të tjerë dhe mga familjet tjera
që kishin dhënë edhe më parë dëshmorë për Atdhe. Iu bashkangjitën luftës.
*******
Kishte edhe më herët qendresa , edhe në vitët e luftës së dytë botërore po edhe masakra që e ndoqën popullin e këtij fshati, rrethine si në gjithë gjeografinë shqiptare.
Do mundohemi të i paraqesim edhe këto sa kemi informata, bile shkurtimisht.
****
BETEJA E DOBROVODES
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Pasi me 21 shkurt 1945 u vra komandanti Shaban Polluzha në Drenicë dhe zatën u asgjësua më vrasje makabre të mija ushtarëve nga Drenica dhe trevat tjera, “luftëtarët eÇettës së Ukë Sadikut dhe të profesor Ymer Berishës
u këthyen serish në trevën e Llapushës për të organizuar qendresën kundër brigadave Serboqetnike.Ata themeluan “Besën Kombëtare”në krye me prof.Ymer Berishën.
Kjo u mbajt në mal në fshatin Llapqevë”
f(52)’Sadik Rama Gjurgjeviku
1872- 1944, Jetish Kadishani, Prishtinë, 2003.
****
Kësaj Lëvizeje Nacional Shqiptare si duket iu bashkuan edhe të tjerë ;si Feriz Boja e figura të tjera.
Kësaj ideje e levizeje ëdhe në fshatin tanë e rrethinën e Mbivadës pasi u vranë udhëheqësit e fshatit e nga rrethina, si BajramGashi , Ramë Alia me të birin Salihun, u ekzekutua dhe Col Bajraktari zatën muar fund qendresa kundër partizanoqetnikëve, prap kishte njerëz që nuk pajtoheshin me ato represalje , mashtrime etj ata vendosën që prap të ii dalin zot tokës së tyre.
Si program të “Besa Kombëtare” – me kryetar prof.Ymer Berishën, e muarën edhe për vete njerëzit e fshatit dhe rrethinës.
Kështu duke mos i lëshuar armët dhe malin pesë figura gadi të gjithë në moshën 30 -vjeqare e me të rinjë në ditën e 9 Majit u gjendën në bjeshkën e quajtur Dobrovodë, një pjesë e kompleksit të Bjeshkës së Moknës.Aty pesë ishin nga fsh. Uçë dhe Zeqir Bardheci nga Syrigana që iu ishte bashkuar.Qysh herët atë dië u vrejtën forca partizano qetnike në ndjekje të tyre dhe ate në dy drejtime ;një çetç na pjesa veriore nga Zubin Potoku e tjetra nga Runiku.Mendohet se është nisur një çettë edhe nga Isëtogu por skishte arrit aty.Kur luftëtarët vërejtën këtë , terenin e njihnin mirë dhe u vendosën në istikame (bunker) natyror ku ishin gropa të gjëra e të thella ku vështirë të zbuloheshin.
Serbo qetnikët u vendosën në anën e poshtme .Nisën na tanët të gjuajnë në ta.Vriteshin si kokrra misri.Të hetoheshin luftëtarët tanë asesi.Por si duket pasi në mesin e atyre çetave partizano qetnikëve kishte edhe shqiptar dhe shqipfolës njëri se di si e përçka ishte i shantazhuar dhe pasi kishte ca bombba në trastë , vjeedhurazi pa u hetuar iu ofrua istikamit dhe filloi të hedhë bomba në ta .Disa thonë se i kthente Ramiz Alushi, e të tjerët gjuanin me armet e tyre.Ajo betejë ishte betejë e ashpër 6-orëshe , ku mbetën të vrarë plot e plot nga armiku.Do të vriteshin të gjithë po mos të i uofrohej ai shqiptari me bomba vjedhurazi.Pasi u gjuajtën disa bomba dhe luftëtarëve iu hargjuan fishekët pushun gjëmimet e armëve .Nxdërruan jetë luftëtarët që aty për aty nxuarën vetën më shumë se dhjetë fish.
Mbetën Roje kufiri!
Kjo ishte Beteja e Dobrovodëës ku u ngritë një pllakë mu në vendin e betejës dhe lexohën emrat e shqiponjave:

1)-Bajram Sokoli (i vëllai i Col Bajraktarit)
2)-Selman Nebih(Imeraj)
3)-Fazli Syla (Ali demaj)
4)-RexhëAzllani (Selmanaj)
5)-Ramizz Alushi(Ramaj)  dhe
6)-Zeqir Bardheci  – Syriganë/
******
Kjo ishte beteja e Dobrovodës ku luftëtarët e lirisë ranë për të mos vdekur me 9.maj1945.
*Nëshkurt të vititit 2020 u dekretuan nga presidenti i Kosovës Hashim Thaqi me”Urdhërin e lirisë”
Lavdia qoftë mbi ta.
******
Uçalinjë(Uqas) , jo rastësisht u gjëndën
edhe në fronte të tjera , si në fshatra të Llapushës, ku në BETEJËN E NJOHUR TË
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
ÇELISË,
“”””””””””””  një fushë gropën e fsh.të Siçevës me
12. shtator 1945-ës.
Nga fshati Uçë iu bashkuan Çettës se Ukë Sadikut që e udhëheqte i vëllai ShabanSadiku .ku kishte në çettë 40 përsona të cilët u tërhoqën nga betejat e Shaban Polluzhës kur me 21.shkurt u vra Shaban Polluzha dhe qendresa kundër partizano qetnikëve zatën u shpartallua…
Vazhduan prap qendresën në rajonin e Llapushës .Aty u gjëndë edhe e reja Shkodrane:-Marie Shllaku.ku edhe ajo fitoi përjetësinë me rënjën e sajë në atë betejë.
E bënë një natë të qetë.Kur të nesërmen Brigada Bokele nga Kotorri i Malit të Zi ishin hetuar mjerisht nga spiunët e OZN-ës (mjerisht shqipfolës )që e kishin lajmëruar Brigadën Bokele.Ajo brigadë erdhi nga Jellovci dhe filloi rrethimi i çetës.Në herën e parë u asgjësuan gadi të gjithë ushtarët e partizano qetnikëve, por ata që mbetën nisën të i përdorin Murtaja e armë të tjera.Ashtu u asgjasua çeta e Ukë Sadikut përveq tetëve që u plaguan.
Në atë betejë ishin Nga fshati Uçë:
1)-Metë Dini (Kajtazaj)
2)-Selim Sokoli(Hajzeraj vëllai tjetër i Kapedanit COL BAJRAKTARIT,
3)-dhe vëllezërit:Ramë e Tafil Murat (Selmanaj).
Të gjithë në betejën e Çelisë në Llapushë ranë edhe këta katër Uçali , ku Popullata e Siqevës i kishin pas varrosur si në një vend në varreza që të katërtit dhë i kanë mirëmbajtur, rrethuar, thjeshtë ngjyrosur gurët me Gelqere dhe i kishi quajtur nga atëherë:varret e uçalijve.Çka u jemi shumë mirënjohës e tani iu është rregulluar edhe pllakë mermeri me emrat e tyre si pllakë e veçantë
Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e sajë çete!
Lavdi!-edhe për katër emrat , ushtarët nga fsh.Uçë të rënë në Betejën e Çelisë në SIQEVË të Klinës.
“”””””””

Viti 1945-ishte kobëzi për shqiptarë, edhe pse menduan se do realizoheshin ëndrrat e tyre të moçme ;të drejtat e tyre që të jenë popull i lirë , i barabart me të tjerët dhe të realizohej pas aq shumë sakrifica një shtet natyral ku do jetonin shqiptarët, një Shqipëri etnike. Ashtu edhe marrëveshjet me fqinjë e firmat e të fuçishmëve kishin premtuar.Po ato kishi pas qenë vetëm premtime fallso, e qëllimi ishte të vazhdoheshin programet e filluara kaherë që shqiptarët të shfaroseshin, vriteshin, asimiloheshin shpërnguleshin, e asesi të Mvetësoheshin.
Në vitin 1945- e muarën edhe Kapedanin Col(Sokol)-Bajraktarin nga Rakoshi ku si duket kur kishte zbritë nga mal zuri vend në Rakosh ku mendonte se nuk do gënjeheshin shqiptarët.
Si udhëheqës në komunën e Rakoshit iu tha se na duhet të shkojmë gjërë në Uçë.Aty ishin konsoliduar forca ushtarake, policore e politike .
Disa ishin Serbo-Malazez po kishte edhe Shqipëtarë.
U nisën për në Uçë.Kur arrijtën të shkolla e fshatit iu drejtuan se duhej të bënte thierrje njerëzve të fshatit e më tej që ti dorëzonin armët.Kapedanit veç iu kishin prangosur duart.Fshatarët nuk i zbatuan urdhërat e tyre.
Ashtu që Col Bajraktarin e nisën për në Isëtog kah fshati Shushicë.
Prapai kishte dy rojet e tij:Fekë ((Jahë)-Ferataj
dhe Ramë (Sokol) Sylaj të dy-Uças.
Atyre u tërhoqën vërejtjen se mund të liroheshin për në shtëpitë e tyre.Por ata që ta ruajnë traditën e besnikërisë gjithëkund ishin prapa Kapedanit të tyre gjërë sa u ekzekutuan në Kullën famëkeqe të Popit.

Ashtu i dërgua në Shushicë .
Si dukët disa forca shqiparësh kanë tentu ta nxjerin Col Bajraktarin nga aty.
Të nesërmën e dërguan në Isëtog në thertorën për Shqiptarë dhe bashkë më dy rojet e tij besnike i ekzekutuan të tre.

Kështu pushojë të rrahë zemra e Kapedanit Col Bajraktari dhe dy rojeve të tijë besnike(që nuk ka shumë aso rastësh , janë pak “sui generis”
Është edhe një e keqe se përveq ekzekutimit i humbën kufomat e tyre si të plot shqiptarëve të tjerë dhe edhe sot ska vend të ditur , ndonjë shenjë ku janë eshtrat e tyre.
Duhet përmendur se për ekzekutim në Kullën e Popit -thertorën famëkeqe të njerëzve me të devotshëm, e muarën edhe Bajram Ramën (Ze qiraj-Loshi ) nga Syrigana që përfundoi pa shënjë si të tjerët.
****
Lavdi e përjetshme!-për Kapedanin e shumë betejave në mbrojtje të kufijve , dhe bashkimit etnik të shqiptarëve!
Lavdi! -edhe për rojet e tij besnike:
Fekë Jahën e Ramë Sokolin.
Lavdi për Bajram Ramën nga Syrigana.
…***””
Shumë familjeve , e posaqërisht të udhëheqësve përveq që panë të zitë e ullirit iu konfiskuan pronat e gjithëçka të tjera.
Kështu u konfisjmkua edhe prona e Col Bajrakarit.
***********”
Konfiskime pronash u bënë për pronën e Col Bajraktarit, Rexhë Azllanit , prona e Bajram Gashit, Ramë Alisë, Fazli Pajazitit , e plot të tjerëve.ç
*****
Viti 1912-të Serbia e parë siç i thonë ndonjëherë, që në nëntor të vitit 1912-et
i shënjestruan familje e njerëzit më të devotshëm për ti keqtrajtuar deri në vdekje .
Edhe në fshatin Uçë bandat e gjandarmërisë Serbe e Malazeze
Po më mirë të thuhet banda famëkeqe e Miliq Kërstës(vojvodës), që ishte jasht çdo ligji muarën jo pak njerëz dhe i dërguan në mullirin e Gjuriqëve në “Lug të Shkieve”, kështu njihet nga të gjithë ky vend nga ishte edhe Miliq Kërstiqi.
Për ti torturuar gjërë në vdekje nga fshati ynë muarën:
1)-Ali Muzlinë(babain e kapedanit Ramë Alisë
2)-Daut Arifin (Arifaj , uçë e epërme)
3)-Sali Hetemin (Hetemaj )
4)-Abaz Sylën
Haxhi Cufën.Shaban Bajrushin , Selim Bajrushin etj.
****
Shumë nga këta vdiqën zatën menjëherë e dis shpëtuan , por nuk shkojë kohë e gjatë ku i muar vdekja edhe ata.
Nga rrethi i Istogut si për destinim vënd masakkrimi kishin shumë njerëz “Lugun e Shkieve” , e pikërisht mullirin e Gjuriqëve.
“”””””‘
Këta shqiptarë në vendin e masakrës, si pushkatuan as therrën me bajoneta, po përdorën forma tjera edhe më makabre.
I ngujuan në mulli.I futën në ujin e acart – akull të mullirit(mërdhierja ishte njëra metodë, pastaj rraheshin me “stupca”, e në fund përdorën metodën që do të kishte lakmi dhe Pinoçe;
ashtu të ngrirë, të rrahur me drunjë pa mëshirë
mirreshin trupat e tyre ku kokën u vejshin në gurët e mullirit në lëvizje , ashtu që u grryhej koka ngadalë nga guri që sillej në kokat e tyre.
Kështu përfundoi masakra më çnjerëzore e kanibalëve .Kështu përfunduan edhe njerëzit që u përmendën nga fshati Uçë.
Se di siç kishin shpëtuar nga vdekja disa prej tyre që u përmendën.Por edhe ata të dërmur vdekjen se kishi të largët..
*************
Për këto ç’farë po shkruhën informata për disa qështje u infirmuam nga literaturë e ndryshme, e posaqërisht për betejat , masakrat, bisedat e njohura etj, shumica u muarën nga citate gazetash, posaqërisht nga gazeta “kosova” e Konstancës së Rumanisë, nga gazete”Tomori” që dilte në Shqipëri etj.Disa nga këto u gjëndën në librin e Rrustem Rugovës:Tri varrezat e përbashkëta.
“”””””””””””””””””””””””””””””””’

NJË TJETËR MASAKËR – ku gazeta “Kosova” nga Konstanca e Rumanisë më 15.07.1920
shkruante:
“Në një kullë në Kovravgë mblodhi banda e Miliq Kërstiqit .mbi 28- veta.nga Podguri.
Dihën vetëm disa emra nga fshati Uçë dhe një nga Shushica e ulët.Për të tjerët nuk ka informacione ende….

Aty kulla u mbushë kashtë , i futën brenda me duar të lidhura me tel dhe ifutën zjarrin kashtës.
U dogjën për se gjalli të njëzet e tetët
“‘””””””
Emrat që dihën janë:
1)-Latif Keqa (Arifaj) Uçë
2)-Halil Mustafa (Alidemaj)
3)-Murat Rexhepi(Selmanaj)
4)-Haradin Ahmeti (Haxhiaj)
5)- Hajzer Bajraktari
6)-Zenun Mustafa (Haxhiaj)-Uças nga Rakoshi
7)-Fazli Meti(Sylaj.)-Uças ngaRakoshi
8)-Kajtaz Salihu(Haxhiaj)-Uças ngaa Rakoshi
dhe 9)-Zenun Salimusaj- nga Shushica e ulët .
Emrat e të tjerëve nuk dihën”….
“”””””””””””

*këtu duhet përmendur rastin që janë si të veçanta.
Zenun Mustafa (Haxhiaj).kishte pasë mundësinë të shpëtonte.Mendohet se ka p mëasur me vetë një shumë parash- lira….
dhe si shkëmbim e lejuan që të dali nga rreshti.
Por ai iu kishte drejtuar:” nëse nuk i lironi shokët nuk pranoj asesi të largohem”.dhe ashtu bashkë me të tjerët u dogj për se gjalli./
pak ka këso precedentësh!
“””””””””””””

VRASJA E PESË UÇASVE -më 8.gusht .1921
“”””””””””””  “”””””””””””””””””””” …………………..
(mbi fshatin UÇË, në vendin e quajtur:kodra e Çerkolezit).
Sipas telegrafit nr.7898-vetëm në Uçë u vranë nga suita famëkeqe të udhëhequra sigurisht nga nga banda famëkeqe e Miliq Kërstës e Mbretërisë -SKS u vranë pesë Uças në kodrën e Çerkolezit.
Nuk u zgjodhën këta njerëz krejt rastësisht.
Ishin njërëzit më autoritativ në fshat.Bile përmendet akoma figura e , Kadri Imerit që në atë kohë përfaqësonte fshatin, që kishte epitetin e “kmetit”, si gjandarët sigurisht nga Rakoshi ku ishin të stacionuar.
Kishin pyetur Kadri Imerin :”Cilet i ke në fshat njerëzi me të këqinjë?- me qëllim që t’i mirrnin dhe ti maltretoni për pikë qejfi.
Ai iu ishte përgjigjur:Unë në fshat nuk kam njerëz të këqinjë!
E nëse ju duhën për t’i maltretuar, atëherë po iu them së :Nëse ka të këqinjë, atëherë Unë jam i pari më i keqi.Të tjerët të gjithë janë me të mirë se Unë”.
Dhe s’kaloi kohë e gjatë dhe u muarën shtatë nga fshati , ku i pari ishte mu ai Kadri Imeri dhe u ekzekutuan pesë nga ta ;E dy u përvodhën jo leht dhe shpëtuan.
***
Emrat e tyre ishin:
1)-Kadri Imeri(Imeraj)
2)-Xhemë Haxhijaj(Uçë e epërme)
3)-Selim Mustafa(Alidemaj)
4)-Mujë Kameri (Kamberaj)
5)-Sylë Alia (Alidemaj).
Ishin edhe dy përsona të marrur për t’u vrarë
6)-  Bajram Selimi (i biri i Selim Mustafës)
7)-Smajl Beqiri (Sali islamaj)
të cilët të lidhur duarsh me shkathtësinë e tyre edhe pse teren mjaft i vështirë , mezi tejkaluan edhe pse të lënduar në ato rrethoja plot ferra, dhe kështu i shpëtuan ekzekutimit.
***
Të pesë Uçasit e parë u ekzekutuan nga gjandarmëria Serbo-Malazeze e MSKS./
””””””””””””””””””””””””””””””””’
Kështu në fshatin Uçë zingjiri i masakrave, po
gjithëherë të paraprirë nga qendresa e tyre a paraardhësve të tyre, s’diti të marri fund në asnjë kohë dhe asnjë stinë….
***”*”************************************************
Në ato kohë zijoshe për shqiptarët në MSKS, ku
dominonin Serbët, e dihet për Shqipëtarë armiku kryesor edhe brenda MSKS, Serbët dhe Malazezët ishin armiqët kryesor.
“…Shumë shqiptarëve në fshatrat e Podgurit iu muarën tokat e shtëpitë me dhunë, ashtu edhe në fshatin Uçë u muarën këtë masa: konfiskim prone djeg’je shtëpishë e forma tjera të dhunës , ku jo pak familjeve që i kishin në shënjë iu desht të shpërnguleshin .Si rasti i vendosjes së Popit në kullën e Hysen Hasan Sahitaji cili nga zullumi u detyrua të braktisë vendlindjen në vitin 1924, ku emigruan në Katundin e ri në rrethin e Durësi.Thuhet se nga 30-anëtarë disa vdiqën rrugës, Më 1920 po nga dhuna shpërngulet edhe familja e Ferat Bardhit në Rreshbull.Dy vite më parë ishin shpërngulur familja e Ramadan Hysenit me mbi 40 anëtarë.
Familja e Bajram Gashit ishte shpërngulur edhe ajo në vitët 1918-et.etj”
Këto shënime u muarën nga libri i Fazli Hajrizit:Isuf Hajdar Bekaj-Një arkivi gjallë Mitrovicë 2012.

****

*Gjatë depërtimit pushtimit të Serbo-Malazeze nga këto anë  qysh në vitët 1912-et , që ishin vazhdimësi e planeve ogurzeza që s’pushuan asnjëherë, dualën njerëz që dëshiruan të bëhën pengesë e realizimit të këtyre planëve.
Në fshatin Uçë ” Dëshmorët e parë që bënë rezistencë Serbo Malazezëve ishin:SylëRamadan Ferataj, Shaban Beka (Bekaj) e Ibish Miftari(Bekaj).(këto u muarën nga pprofesori i historisë Naim Sadrijaj, në një intervistë me Musë Tahir Sahitaj(tani i ndjerë).
Pastaj thuhet se rasti i Ali Sylës birit të Sylë R.Ferataj i cili nuk ndali luftën për asnjë qast kundër pushtetit Serbo Malazez gjërsa u arrestua nga gjandarmeria Serbo Malazeze.
Bashk me te u u arrestuan edhe edhe bashkëvendësit e tij Qerim Shaban Selmanaj, , FazliPajazit Sahitaj, etj.
Ali Sylë Ferataj thuhet se u denua me shumë vite burg dhe gjat vuajtjes së denimit vdes në burgun e Sremska Mitrovicës i lidhur me pranga këmbë e duar.
Kurse Qerim Shaban Selmanaj vdes në burgun e Lepogllavës.
Këtu përmendet edhe ku në vendin, bjeshkën e quajtur Verbicë u masakrua më sopatë nga Serbët-Avdyl Uka (Sadrijaj) uqas nga fshati Çerkolez. ”
Këto u muarën nga shkrimi :”Qendresa e Uçasve gjatë viteve 1912-1990.” shkruar nga Naim Sadrijaj
****************

Një Listë e të vrarëve, të masakruarve të
njerëzve me të devotshëm – nga fshati UÇË
me rrethinë(UÇAS).
***************
1)-Bajram.S.Gashi(Muzlijaj)
2)-Ramë .Alia(Muzlijaj)
3)-Sali. Ramë ((Muzlijaj, i biri Ramë Alisë)
4)-Col .S.Bajraktari(Ademaj, )
5)-Daut Arifi(Arifaj)
6)- Izlam Miftari(Arifaj)
7)- Latif Keqa(Arifaj)
8)-Daut Maliqi (Arifaj)
9)- Isa Hysen( Mehmetaj)
10)-Sali Hetemi (Hetemaj)
11)-Mujë Kamber (Kamberaj)
12)-Rrustem Tahiri(Demiraj)
13)-Halil Mustafë (Mustafaj)
14)-Ali Syla (Alidemaj)
15)-Fazli Sylë (Alidemaj)
16)-Hajzer Bajraktari(Hajzeraj)
17)-Alush Ramë (Bajraktari)
18)-Shaban Mujë (Ademaj-Bajraktari)
19)-Bajram Sokol Bajraktari)
20)-Ali Muzlia (Muzlijaj)
21)-Ali Sylë(Ferataj)
22)–Musë Sylë (Ferataj)
23)-Ramadan Sylë ( Ferataj)
24)–Qerim Shaban(Selmanaj)
25)–Murat Rexhep(Selmanaj)
26)–Kamer Bajram (Selmanaj)
27)-Rexhë Azllan (Selmanaj)
28)–Ramë Murat (Selmanaj)
29)-Tafil Murat (Selmanaj)
30)-Ibish Miftar (Bekaj)
31)-Shaban Bekë Bekaj
32)- Haradin Ahmet (Haxhiaj)
33)-Kadri Imeri(Imeraj)
34)-Selman Nebihi (Imeraj)
35)-Nezir Idrizi(Gashi-Muzlijaj)
35)-Murat Smajli (Haxhia)-ky ishte një përsonalitet i veçantë qëdallohej në fshatin Uçë
mu pse edhe gjatë atyre kohërave para luftës së Dytë Botërore ishte i angazhuar në partinë social demokratike në MSKS , kundër partisë Radikale.Ku ishin Ferat Draga, Ramë Bllacaetj.
U vra nga Serbët në Kolsh(koloshin) bashk me të afërmin e tij Uças që jetonte në Rakosh Isuf Bajramin.
Brahim Zymeri(Haxhiaj)7
36)-Isuf Bajrami (Haxhiaj-Uças më banim në Rakosh.
37)-Ramiz Alushi (Ramaj)
38)-Abaz Syla(Sylaj)
39)- Shaban Abazi (Sylaj)
40)- Kajtaz Abazi(Sylaj)
41)-Avdullah Hyseni (Hysenaj)
42)-Muharrem Hysen (Hysenaj)
43)-Xhemë Haxhi Haxhiaj -Uçë e epërme
44)-Fekë Jahë (Ferataj)
45)- Avdyl Uka (Sadriaj Uças më banim në Çerkolez.
46)-Isuf Balaj (Uças nga çerkolezi)
47)-Sejdi Jashari (Jasharaj, Uças.Çerkolez)
48)-Ramë Fekë (Fekaj, Uçë e epërme)
49)-Fazli Meti(Syla jUças nga Kërnina)
50)-Ramë Sokol (Sylaj, Uças nga Kërnina
51)-Kajtaz Salihi (Haxhiaj), Uças nga Rakoshi
52)-Jakup Bajrami(Haxhiaj) Uças nga Rakoshi
53)-Daut Ibishi(Haxhiaj) Uças nga Rakoshi
54)-Zenun Mustafa (Haxhiaj) Uças fsh.Rakosh
55)-Haxhi Cufa (Arifaj)
56)-Shaban Bajrushi(Arifaj)
57)-Sylë Brahimi (Haxhiaj)
58)-Isuf Isufi (Hajrizaj)-Uças fsh. Zhakovë
59)-Mul Murtezi(Hajrizaj) Uças fsh.Zhakovë
60)-Selim Mustafa(Alidemaj)
62)-Metë Dini(Kajtazaj)
63)-Selim Sokoli(Bajraktari) vëllai i Col Sokolit
64)-Muharrem Hyseni (Hysenaj)
65)-Bajram Hoxhaj(Imeraj)
66)-Hasan Ejup(Hysenaj)
67)-Fekë Salihi ((Haxhiaj) Uças fsh.Rakosh
68)-Tahir Rama (Haxhiaj)-Uças fsh.Rakosh
69)-Haxhi Rexhep (Behlulaj)
70)-Avdi Hajrizi (Tafilaj)-Uças fsh.Rakosh
72)-Mujë Rishiti (Ibrahimaj) Uças fsh.Zhakovë.
Këta tre të fundit janë të zhdukur nga Lufta e Dytë Botërore.
73-Brahim Zymeri (Haxhiaj)
74)-Selim Zymeri (Haxhiaj)
75)Kadri Ademi (Haxhiaj)
76 Isuf Bajrami (Haxhiaj) Uças fsh Rakosh
77)-Gani Ukë(Ferataj)
77)-Nexhmedin Sylë (Kajtazaj)
78) Fehmi Tahir (Demiraj)Alidemaj.
Katër të listuar të fundit u vranë nga Ushtri famëkeqe e Sllobodan Millosheviqi në viti 1999.Bashk me ta u vra edhe:Tahir Bekë (Jahaj) nga fsh Rakosh.
***
79)-Valon Metë (Myrtaj) ra dëshmor në LÇK-ësë një fshat të Suharekës (luftëtar i UÇK-ës.
************
Ka të plaguar, të kidnapuar, të denuar, të maltre tuar;por listës së të ekzekutuarve, të masakruarve do i shtohë edhe emra e numër tjetër.

80)- Sylë Brahim (Haxhiaj)-u vra në Mokën afër kufirit me Serbinë nga polic Serb, pas luftës së fundit.
“””””””””””””””””””””””””””””””””
Ky numër 80- përsona vetëm nga Uça janë të vrarë nga xhandarët , Pertizano qetnikët , titistët e pasluftës, të Sllobodan Millosheviqit.
Nga këta ka të vrar nëpër betejat , të marrur e të ekzekutuar, të dënuar e plot të maltretuar në mënyrat më të ndryshme.
*******************

Këtu janë pak shënime që bëjnë të njihemi me të bëmat e njerëzve me të devotshëm, të ekzekutuarit në mënyrat më ç’njerëzore si përsona me autoritet të fshatit Uçë dhe rrethinë(Mbivadës- Gashit) si një kompleks toponomistik i Podgurit.
Besojmë që duhet të ndriqohet historia edhe për këte anë.
Këtu gadi gjithëçka është vetëm nga viti
1912-et e këndej për Uçën …
Pa modesti mund të thuhet se Uça një fshat i Podgurit e Dugagjinit ishte një Karakoll në Historinë Kombëtare.

*Jam mbështetur në disa burime formale , gojore dhe materiale: botime me autorë të ndryshëm , posaqërisht janë shkrime nëpër gazeta të ndryshme , botime monografishë, libra nga autor nga Podguri….:
1)- pr.dr Sylë Dreshaj
2)-Isa e Iaz Bicaj -pr.dr., prof.
3)-Rrustem Rugova -publicist, prof.
””””””””””””””””’
pr dr.Hakuf Bajrami

4)- Mr.Fazli Hajrizi
4)- Bajram Gashi(Shinovlash – nga Prigoda)-profesor, shkrimtar
5)- Naim Sadriaj – prof.
6)-Qerim Rexhaj -prof.
7)- Emin Maksutaj-prof.
8)- pr dr.Muhamet Shatri
9)- pr dr Limon Rushiti
10)- Jetsh Kadishani-prof , shkrimtar
Shefqet Xhoci -artist, publicist
dhe nga shënime , biseda dhe burime materiale e ndonjë intervistë më akterët e kohës, familjarët për të ciët është shkruar nga
unë- Sefer Muzlija.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarë serbë duke luftuar në Lumë, më 1912.

Lufta e Lumës (Tetor-Dhjetor 1912) II

 Numri i te reneve serbë  ne Luften e Lumes Ne fakt duhet pranuar se numri ...