SEJDO HARKA: “Ikja e madhe” e Albert Zholit, Aristidh Kola, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Fatos Nano dhe dhimbja e madhe e emigracionit

SEJDO HARKA: “Ikja e madhe” e Albert Zholit, Aristidh Kola, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Fatos Nano dhe dhimbja e madhe e emigracionit

-Qani nëna sa të shëmbi,/Djemt’u ven’ për dhjamë qeni-

(Populli)

 

‘’Ikja e madhe’’, kështu e ka titulluar publicisti dhe shkrimtari Albert Zholi librin e tij për emigrantët. Fakti, që ky libër është botuar 4 herë, tregon, se aiështë një libër shumëilexuar, jo vetëm nga emigrantët, por dhe nga shumë  shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Kjo kërshëri buron nga ndjesia e madhe që shkaktoi emigrimi masiv i shqiptarëve, menjëherë pas rrënimit të sistemit monist, por edhe memoria për kurbetin, si një plagë e rëndë shoqërore, e përcjellë brez pas brezi,që, krahas përmirësimit tëmirëqenies, shkaktoi edhe shumë trauma e drama njerëzore. Për emigrimin janë shkruar shumë libra, poezi dhe këngë popullore, por përparësia e këtij libri qëndron në faktin se, ky shkruhet nga një autor, që e ka përjetuar dhe njohur nga afër këtë dhimbje tëemigracionit. Është kjo arsyeja, që ky libër u bë sintezë e historisë së dhimbshme të emigracionit të hershëm dhe të sotshëm  të shqiptarëve në Greqi. Shqiptarët, herë përmes maleve e shkrepave, herë përmes telave me gjemba e kloneve, dhe herë përmes asaj, qëAlberti e quan ‘’Porta e Jugut’’, me shpresën, se përtej tyre do të gjenin  parajsën, pa u trembur as plumbave, u vërsulën drejt Greqisë.Por, kjo ëndërr, shpesh u kthe në një dramë, qëmban peshën e dhimbjeve të mëdha njerëzore e shoqërore. Për t’i kapërcyer këto pengesa, shqiptarëve  iu desh tëndesheshin me male plot borë e furtuna, me kufijtë e rrethuar me tela me gjemba, me portat dhe klonet e mbyllura, dhe sikur të mos mjaftonin ato, edhe me gardhet e një policie të egër, e cila, pasi i shntazhonte ashpër, i mbyllte bodrumeve tëerrëta të burgjeve, vetëm se  kishin shkelur kufijtë, për më shumë liri dhe bukë. Emigracioni, ose siç quhej dikur, kurbeti, ka qenë një plagë e hershme  shoqërore, sepse ajo, shpesh, tjetërsohej në një lubi e frikshme, që gëlltiste jetë njerëzish. Është kjo arsyeja,që populli,edhe sot e kësaj dite, i këndon me vargjet:’’Qani nëna satë shëmbi,/ Djemt’ u ven’ për dhjamë qeni’’. Ndërsa poeti emigrant H. Aliaj, shkruan vargjet:’’Kujë e zezëqenka kurbeti,/ La pa burra shumë gra,/ Pa baba, shumë’ fëmijë la.’’ Prandaj, kur kujtoj emigrantët, mendja më shkon te proza mitologjike’’Qerosi  në botën e poshtme’’. Protagonisti i këtij tregimi, në përpjekje për të dalë nga errësira,ra në njëvrimë të zezë.Kërkon të dalë sa më parë prej andej, por nuk di sitë dalë. Një plak i mençur e këshillon t’i shalojë njëzhgabonjë, por zhgabonja nukfluturonte pa ngrënë mish.KurQerosit i mbarohet mishi, që kishte marrë me vete për të ushqyer zhgabonjën, detyrohet të këpuste copa nga mishi itrupit të tij, aqsa, kur u ngjit lart, ai kishte mbetur një skelet i frikshëm. Ja, ky ishte fati, sa metaforik, aq dhe i vërtetëi shumë emigrantëve shqiptarë, qëëndërruan të dilnin nga errësira në dritën e lirisë.Po, le të kthehemi në gjurmët e librit ‘’Ikja e madhe’’, shkruar A. Zholi. Ja, si e përshkruan ai dhimbjen, që ndjeu ditën e largimit emigrant në Greqi: ‘’Ditë e ftohtë  nëntori.Vetëm heshtje e përzierë me avuj, që dilnin nga gojë njerëzish si shtëllunga mbytëse.Nuk pipëtinin as cicërima zogjsh. Në ato çaste m’u duk sikur dëgjova zërin e nënës, e cila, me lot në sy, më tha:‘’Po ndahemi për së gjalli, biro! Nuk do të më tretë dheu, pa të parë te pragu i portës toë…!’’

Ky libër, me brendi historiko-sociale dhe letraro-publicistike,është  produkt i harmonizimit tëhistorisë me sociologjinë dhe i publicistikës me letërsinë.Aty gjen histori narrative dhe deduksione social-politike, heronj dhe karaktere tëskalitur përmes veprimit dhe fjalës së ngrohtë artistike,fate njerëzish, që luftojnë me varfërinë e vdekjen, vështirësi  e pengesa, lot e dhimbje dhe qëndresa titanike njerëzish të stërmunduar, por që kurrë nuk tërhiqen prapa, kur është fjala për lirinë dhe mirëqenien.Ikja e shqiptarëve nga trojet e tyre,  nisi të mahiste që në vitin 1985, vit, kur rrënimi total ekonomisë kolektive po tregonte dhëmbët e hidhur të varfërisë sëtejskajshme.Por në këto vite plumbat dhe gardhet e kufijve do të pengonin edhe zogjtë, e jo ikjet e rralla.Ndërsa,‘’Ikja e Madhe’’, mori udhën e pandalshme me rënien e Murit tëBerlinit, si pasojë,edhe rrënimi i sistemit monist në Shqipëri. Shumë shqiptarë, të lodhur nga mungesa e lirisë dhe varfëria e tejskajshme, vendosën të largohen nga vendi me ëndrrën për një jetë më të mirë. Hapja e ambasadave  dhe strehimi i tyre në to, e detyroi shtetin monist të hiqte ligjin që e konsideronte shkeljen e kufirit,tradhti. Kjo bëri, që në prill të vitit 1990, të nisë  udha e emigracionit masiv nëpër botë, si një plagë e hershme që nisi tëgërvishtej përsëri pasdisa shekujsh. Ishin të shumtë shqiptarët, që emigrimin e parë e nisën drejt Greqisë. Dhe kjo, nuk ështërastësi. Ajo buron nga miqësia e hershme mes helenëve dhe ilirëve, gjë që besohej edhe ngarilindësiynë i madh, Sami Frashërit,i cili mbrojti me konsekuencë tezën, se këta dy fise rrjedhin nga pellazgët. Udhën e emigracionit për në Greqi, tregonautori i libritAlbert Zholi, e pati marrë edhe historiani madh Kristo Frashëri, i ciliishte detyruar të largohej nga vendi i tij nga dëshpërimi prej akuzave absurde të disa frëngjive politike të kohës, se ‘’paskësh gabuar rëndë,që kishte shkuar partizanpër çlirimin e Shqipërisë, dhe se me enciklopedinë e studimeve të tij historike, me vlera ballkanike’’, i paskësh shërbyer Enverit.’’ Këtë udhë të vështirë e morën edhe shumë intelektualë të tjerë të spikatur në fusha të ndryshme të artit dhe të letërsisë si: Piro Loli,Niko Kacalidha, Majlinda Zeneli, Kolec Traboini, Haxhi Aliaj dhe shumë piktorë, gazetarë, aktorë, këngëtarë dhe kompozitorë të njohur, të cilët, krahas punëvetë rëndomta për të siguruar mjetet e domosdoshme të jetesës, zhvilluan edhe një veprimtari të dendur shoqërore, në interes të  emigrantëve dhe të vetes, por edhe një veprimtari të dendur krijuese.

-ARVANITASIT, URË MIQËSIE

Arvanitasit, janë emigrantët e hershëm shqiptarë, të cilët  u shpërngulën drejt Greqisë, pas vdekjes sëSkënderbeut. Largimi i tyre masiv,përbën ikjen e parë të madhe të shqiptarëvenga  trojet e tyre, të detyruar nga shtypja  dhe pushtimi turk.Një pjesë prej tyre emigruan drejt Greqisë nga Izmiri, të cilët u vendosën kryesisht në periferi të Athinës dhe të Peloponezit. Disa u asimiluan rrugës së gjatë shekullore, por shumica u shquan në shumë fusha të jetës dhe luftuan krah përkrahë me grekët, duke ruajtur si gjënë më të shtrenjtë, edhe sot e kësaj dite, trajtën e gjuhës së hershme shqipe dhe kulturën e traditat shqiptare, në luftë të ashpër me fjalët, traditat dhe kulturat e tjera imponuese, të nxitura nga politikat e errëta nacionaliste ekstremiste. Krenari e rrallë për arvanitasit dhe gjithë shqiptarët mbetet djaloshi Miaulis, i cili  nuk u tremb as nga syri ciklopik i Nelsonit,që  më pas do të bëhej krye admiral i gjithë flotës kryengritëse greke tëvitit 1821.Arvanitasit, sot i gjen të shtrirë deri në thellësitë e Kretës së largët. Janë të shumtë ata,që të vetëdijshëm se janë shqiptarë,ushqejnëmirëkuptim e dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, në këto shënime, më poshtë do të ndalemi tek një nga figurat më tëshquara të kohëve të sotme të këtij komunitetitë Greqisë. Ai është:

-ARISTIDH KOLJA, VAZHDUES I UDHËS SË RILINDASVE SHQIPTARË

 Ja, ç’tregon A. Zholi për njohjen e tij të parë me Aristidhin:-‘’Ishte 28 Nëntori i vitit 1993. Atë ditë,ambasada shqiptare në Athinë, me rastin  e ditës së flamurit shqiptar, organizonte një ceremoni festive. Kisha dëgjuar e lexuar pak për  këtë personalitet, por doja ta njihja nga afër. Ishte gazetari R. Goro, që ma tregoi me dorë, mes turmës së njerëzve. Shkova ta takoj,me një frymë. Pasi më përqafoi, më ftoi për të biseduar nga afër në zyrën e tij.Sapo hyra në atë zyrë, u mrekullova, kur pashë portretin madhështor të Skënderbeut, ndërsa më tej portretin  e Marko Boçarit dhe të luftëtarëve të tjerë arvanitas. Ai kishte dhe njëbibliotekë të pasur me libra, që mbanin emrin  e njerëzve më të shquar të letrave të botës dhe tëShqipërisë e të arvanitasve, që kanë luftuar për mbrojtjen e gjuhës dhe tëkulturës shqiptare. Aristidhi ishte një burrë i thjeshtë,tepër i qeshur,që reflektonte kulturë’’. Përmes shoqatës,që e kishte pagëzuar me emrin e luftëtarit‘’Marko Boçari’’, ai zhvillonte njëveprimtaritë dendur atdhetare, kulturore dhe politike për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe të drejtave të komunitetit arvanitas, e më pas të emigrantëve shqiptarë, të ardhur pas rrënimit të sistemit monist . Një ndihmesë të madhe dha A.Kola, edhe për mbrojtjen e Kosovës dhe kosovarëve për motivimin e tyre në luftë për çlirimin e vendit nga kthetrat e regjimit të Millosheviçit. Ai tronditej thellë, kur shihte,që grekët mbyllnin sytë para dhunës shfarosëse, shkombëtarizuese tëserbëve mbi popullinkosovar, vetëm, se ata donin të jetonin të lirë në trojet e tyre. A. Kolja shprehet hapur në mbrojtje të lirisë kosovare. Për të, ‘’është herezi të pranosh, se, trojet e Kosovës na qenkan serbë, kur dihet,se,serbët kanë hyrë në Ballkan  vonë, si pushtues. Ndaj, thekson ai, nuk dua që në Kosovë të luhen tragjeditë e hershme ballkanike.Kur ky atdhetar i shquar bënte gjithçka për tëvrarë miopinë dhe ligësinë e disa qarqeve nacionaliste greke, patinga ata, që Aristidhin e akuzuan si agjent të paguar ngashqiptarëve, por ai s’e humbi kurrë kthjelltësinë e tij atdhetare e politike, duke mos u tërhequr kurrë nga qëllimet e tij humane e atdhetare.Për kontributin, që dha për Kosovën, ai u ftua nëPrishtinë, ku u organizua java e kulturës arvanitase, në të cilënmorën pjesë disa vende tëEuropës. Në këtë veprimtari A.Kolja dhe bashkëshortja e tij, për mbështetjen qëi dhanë Kosovës, u nderuan me mirënjohje dhe tituj nderi. Aristidh Kola e ngriti zërin edhe në mbrojtje të emigrantëve shqiptarë të ardhur në vitet 90-të. Ai doli hapur, jo vetëm kundër ‘’fshesave të hekurta ‘’ inatçore, që bënte policia greke ndaj emigrantëve shqiptarë,sa herë krijoheshin qejfmbetje banale midis qeverive, por edhe përlegalizimin dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë, për punësimin, sigurimin dhe të drejtën e arsimimit tëfëmijëve të tyre në gjuhën shqipe. Ai nuk pajtohej me ligjin absurd të luftës, me fantazmën e Vorio- Epirit, me akuzat e egra të disa mediave, që i quanin të gjithë shqiptarët kriminelë, hajdutë, njerëz të egër, duke i dëbuar padrejtësisht me dhunë.Dashamirësia e tij ndaj shqiptarëve buronte, jo vetëm nga shpirti i tij human, por dhe nga bindja, se gjaku i arvanitasve  buronte i pastër nga thellësitë e kreshtave shekullore të fisit të Ilirëve. Një kontribut të madh dha A. Kola për ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe. Për ta bërë të njohur, jo vetëm brenda komunitetit të arvanitasve, por dhe në Shqipëri, këtë kontribut, në korrik të vitit 2014, në Muzeun Historik të Tiranës u organizua një simpozium, ku u shpalosën dimensionet dhe vlerat e  veprimtarisë së tij  atdhetare dhe krijuese në fushën e gjuhësisë, historisë, publicistikës dhe të botimit e të publikimit të librit në gjuhën shqipe.Ai ka shkruar:për 12  kryeministra me gjak shqiptari, që kanë qeverisur Greqinë; për kontributin e luftëtarëve arvanitas si Marko Boçari, Bubulina Kllokotroni, Kariskaqi, Xhavella,etj. Ka shkruar libra të tillë si:‘’Arvanitasit dhe pellazgët’’, ‘’Greqia në grackën e sulmeve të Millosheviçit’’,për gjuhën dhe kulturën arvanitase, për veshjet dhe këngët popullore arvanitase, disa kalendarë e albume, etj. Pas vdekjes, Aristidh Kolja,është nderuar me titullin: ‘Ambasadori paqes dhe i vëllazërimit’’. Ndërsa shqiptarët e thërresin me emrat,‘’Atdhetar i madh’’ dhe  ‘’Rilindësi kohëve moderne’’, sepse me përkushtimin e tij ai e ngriti më lart emrin dhe veprën e rilindësve tanë të mëdhenj.

NJË TAKIM I NGROHTË ME DRITËROIN NË MES TË ATHINËS

 Ishte viti 1996. Emigrantët shqiptarë të Athinës, të brejtur nga malli për familjarët dhe Atdheun, prisnin me padurim t’i ç’mallte, muza e poezisë shqiptare Dritëro Agolli. Ai mbërriti në mes të Athinës, në një ditë të bukur. Bora e flokëve të tij të thinjura, tregojnë emigrantët, na u duk sikur na sillte një copë dielli nga dielli shqiptar, brazdat e ballit të tij na kujtonte kreshtat e thepisura të maleve tona, të mbetur shkretë nga ikja e madhe. Nëdrsa, mbi shpinën e tij të kërrusur nga pesha e viteve dhe e halleve, dukej sikur mbante peshën  dhe aromën e baltës së  arave shqiptare për të na shuar mall. Ardhjen e Dritëro Agollit e prisnin me kënaqësi e mall, jo vetëm emigrantët shqiptarë, por dhe shumë grekë  e intelektualë  arvanitas si Dino Kubati dhe Aristidh Kola.Dritëroi shoqërohej nga bashkëshortja e tij e mrekullueshme, Sadija dhe poeti  i palimsesteve të famshme shqiptare, Mojkom Zeqo.Takimi u bë në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Greqisë, e cila u mbush plot, si kurrë ndonjë herë. Dritëroi, i emocionuar nga pritja e rrallë, nisi të flasë shtruar. Fjalët e tij, shkruan publicistiAlbert Zholi, herë binin si vesa e herë si breshëri i lotëve tëmallit të emigrantëve, për fëmijët,prindërit  dhe miqtë e shokët e tyre, për pragun e shtëpisë dhe trojet shqiptare, të cilët, edhe pse kishin vite, që i kishin lënë përtej kufijve, shumë prej tyre, nga që s’kishin dokumente, nuk mund tëvinin në shtëpitë e tyre, sepse nuk mund të riktheheshin përsëri në Greqipër të siguruar bukën e gojës.Pas fjalëve të ngrohta të Dritëroit, intelektuali i shquar arvanitas Aristidh Kolja tha:’’Me njerëz të tillë si Dritëroi, Shqipërisë dhe shqiptarëve u takon një tjetër fat. Dhe besoj, se do të vijë ajo ditë. Ndërsa shkrimtari grek, Dino Kubati tha:’’Është nder i madh të kesh pranë një shkrimtar të mash si Dritëro Agolli. Pastajiu drejtua bashkëkombasve të tij grekë:’’ Po ta dinit gjuhën shqipe, do të rrënqetheshit, ashtu siç rrëqethem unë, sa herë shfletoj librat e tij.’’Fjalët e tij të fundit, në këtë takim të përzemërt, ishin për hallet e emigrantëve dhe ndihma që duhet t’u jepte qeveria dhe politika shqiptare, në bashkëpunim me atë greke përlegalizimin dhe punësimin e tyre, sipas parimeve ndërkombëtare të emigracionit.

            -DRAMA E GJUHËS SHQIPE  DHE FËMIJËT

Kanë kaluar mbi 5 shekuj nga koha, kur emigruan drejt Greqisë arvanitasit, por gjuhën shqipe të  trajtës më të hershme, e ruajtën si gjënë më të shtrenjtë. Fatkeqësisht, ndryshe ndodhi me emigracionin  e dytë, akoma më të madh të viteve  të fundit të shekullit tonë. Nuk kanë kaluar më shumë se 2-3 dekada, kur gati 20-30 përqind të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, nuk dinë, as ta flasin,as ta shkruajnë gjuhën e prindërve të tyre. Kjo është përgjegjësi, jo vetëm e prindërve të tyre, por edhe e shtetit shqiptar, që nuk interesohet aq sa duhet që fëmijët shqiptarë në Greqi të mos humbasin edhe gjuhën e tyre kombëtare, gjë që i çon ata drejt asimilimit të plotë.Kjo dramë, që i kanos fëmijët e shqiptarë, të cilët mësojnë dhe përgatiten në shkollat greke, duhet të përjetohet edhe nga prindërit e tyre. Ata duhet të bëjnë çmos qëkrahas gjuhëve të huaja dhe profesioneve të zgjedhura, t’i nxitin fëmijët e tyre të mësojnë edhe gjuhën shqipe, sepse do të jetë vonë, kur ata të kuptojnë se fëmijët e tyre nuk dinë asgjë për historinë, kulturën dhe traditat  e bukura të kombit shqiptar. Përpjekje për çeljen e kurseve  dhe shkollave për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve, janë bërë që në vitet e para të emigrimit shqiptar në Greqi.Si fillim u hapën disa kurse, ku jepnin mësim vullnetarisht disa mësues. Shkolla e parë, tregon autori i librit, u hap në Athinë, në vitin 1995, nga shoqata greke ‘’Filalelia’’. Në të njëjtën kohë, u çel edhe një shkollë tjetër nganjë grup mësuesish dhe emigrantësh shqiptarë, por fatkeqësisht, pa e hapur mire portën,  u mbyll nga policia, brenda ditës, duke e konsideruar të paligjshme, edhe pse mësuesit do të jepnin mësim falas, pasditeve  dhe ditët e diela. Por, pati edhe mësues si, Panajot Lezo dhe Afërdita Bega, të cilët, edhe pasi ua mbyllën shkollën, e vazhduan dhënien e mësimit të gjuhës shqipe në shtëpitë e emigrantëve, që dëshironin tëmësonin gjuhën shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Graiçevci

Prof. Fatmir Greiqevci: Recension për librin poetik “Shpirti i Atdheut” të autorit Ali Tahiri

“Shpirti i Atdheut” libri që na sjellë poezi që burojnë nga dhimbja dhe krenaria e …