Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars
Av Lauri Heikkinen.

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë, si pjesë e garancive të sigurisë. Në një konferencë për shtyp, Rutte u pyet mbi refuzimin e Moskës për praninë e forcave të NATO-s në territorin ukrainas. “Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Ukraina është një vend sovran. Nuk është në dorën e tyre të vendosin,” deklaroi Rutte. Ai theksoi se Rusia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në vendimet e Ukrainës, veçanërisht kur ato lidhen me masat e sigurisë që mund të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Nëse Ukraina dëshiron forca garantuese sigurie për të mbështetur paqen, kjo është çështje e tyre. Askush tjetër nuk mund të vendosë për këtë,” shtoi ai. Duke ironizuar perceptimin e fuqisë së presidentit rus Vladimir Putin, kreu i NATO-s tha: “Duhet të ndalojmë së bëri Putinin më të fuqishëm seç është. Ai është thjesht si një guvernator i Teksasit, asgjë më shumë. Nuk duhet ta marrim aq seriozisht.”

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …