Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres, në raportin e tij 6 mujor foli për punën e Gjykatës Speciale, në Hagë

Sekretari i Përgjithshëm  i OKB-së, Antionio Guterres, ka folur për punën e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, në raportin e tij  6 mujor lidhur me situatën në Kosovë, i cili pritet të diskutohet më 21 tetor para ambasadorëve në selinë e  OKB-së. Ai ka thënë se pandemia e koronavirusit, kriza politike dhe publikimi i aktakuzave për krime lufte kundër kryetarit  të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kanë përkeqësuar më tej situatën tashmë të brishtë politike dhe të sigurisë në vend, thuhet mes tjerash  në raportin e Guterresit, i cili përfshin periudhën mars-shtator  të këtij viti. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se situata në Kosovë është komplikuar edhe më tej nga problemet që, veçanërisht kohët e fundit, u shkaktuan nga pandemia e koronavirusit e ndjekur nga kriza politike e shkaktuar nga rënia e qeverisë së Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK kritikon qeverinë Kurti për menaxhimin e buxhetit: 1 miliard euro shpenzime në nivel qendror, vetëm 13% në investime kapitale

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mënyrën …