Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar bllokimin e ndihmave për palestinezët

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar bllokimin e ndihmave për palestinezët. Ai ka thënë se bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës, ku njerëzit janë duke u përballur me uri, përbën fyerje morale. “Prej kësaj pike kufitare ne e shohim situatën zemërthyese. Një rend i gjatë me kamionë të bllokuar në njërën anë të kufirit, një rend i gjatë i njerëzve të uritur në anën tjetër. Kjo është më shumë sesa tragjike, është fyerje morale” ka konstatuar sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai ka thënë më tutje se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …