Gjenerali Wesley Clark, përfaqësues i Kompanisë “Envidity”: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Gjenerali Clark ka thënë se ndan mendimin me ambasadorin Hill se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili ka qenë komandant suprem i forcave aleate të NATO-s gjatë bombardimeve të caqeve serbe për shkak të spastrimit etnik në Kosovë, ka thënë se ndan mendimin me ambasadorin Kristofer Hill se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova. “Mendoj se ambasadori Hill është një diplomat i shkëlqyer. E marr atë që thotë ashtu siç e thotë. Mendoj se ajo që thotë ai është absolutisht e vërtetë”, ka deklaruar për Zërin e Amerikës, gjenerali Uesli Klark. Ai ka shtuar më tutje se “ambasadori Hill duket se ka bërë një punë të mirë për të forcuar këtë marrëdhënie dhe për të çuar përpara raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Dhe kjo është detyra e tij si ambasador. Nëse kjo është (një marrëdhënie) më e fortë apo më e dobët se sa marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, këtë nuk mund ta them, sepse i shoh gjërat nga jashtë” ka thënë mes tjerash gjenerali amerikan, Uesli Klark.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …