Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Haziri: Trojka Kurti-Osmani-Konjufca po e kthejnë mbikëqyrjen evropiane mbi Kosovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas publikimit të letrës së autoriteteve më të larta të vendit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, drejtuar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. Ai ka shkruar se autoritetet më të larta të vendit po e kthejnë mbikëqyrjen evropiane mbi Kosovë, për shkak të dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët. “Trojka e Republikës Kurti, Osmani-Sadriu dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen europiane mbi Republikën e Kosovës për shkak dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët. Një pranim pa Republikë dhe veç si Kosovë dhe me një gur në qafën e saj, si kushtëzim në aspiratën euroatlantike. Jeni detyruar që zotimet me shkrim e nënshkrim t’i jepni sepse askush nuk ju beson më. Dhe për çka? Për ta dëmtuar Republikën”, ka shkruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …