Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë

Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë

Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Cameron po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë kësaj vizite Cameron u takua me krerët institucionalë dhe vizitoi më pas edhe trupat britanike të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Ai tha  për Reuters se  ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë shtatorit të vitit të kaluar nuk duhet të përsëritet. Ai shtoi se Britania e Madhe  do ta ndihmojë Kosovën për të pasur stabilitet, siguri e zhvillim ekonomik. Kosova është një vend i pavarur sovran që dëshiron stabilitet, do siguri, do prosperitet dhe Britania po ndihmon në këtë drejtim dhe është e drejtë që ne bëjmë. Stabiliteti e siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që duan të krijojnë destabilitet e probleme, është interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu, saktësoi Dejvid  Cameron.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …