Ali Berisha: Kryeministri Haradinaj do të dijë të punoj në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha, është emëruar zëvendës-ministër i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës

Sekretari organizativ i AAK-së, sr. Ali Berisha, është emëruar zëvendës-ministër i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës, Ali Berisha ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës për 5 vjet e 8 muaj nga rradhët e AAK-së dhe në mandatin e fundit deputet i Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik. Berisha njihet si ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Si figurë institucionaliste gjatë qeverisjes komunale Berisha njihet edhe në qarqet partiake personalitet që ka aftësi të punojë në ekip. Kështu vlerësohet nga bashkëpartiakët, zv. ministri i ri i Shëndetësisë. Lajmin për emrimin e tij në këtë post qeveritar e ka bërë të ditur, kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …