Sela i kujton Dimovskit fjalën që tha Jankullovska për shqiptarët

Sela i kujton Dimovskit fjalën që tha Jankullovska për shqiptarët

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvednit të Maqedonisë gjatë të mërkurës, në një replikë drejtuar deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, këtij të fundit ia rikujtoi thënien e ish ministres, Jankullovska e cila pati thënë së shqiptarët mund t’i shfarosë për dy orë. “Kur flas për gjenocid mendoj fjalën e Jankullovskes kur thoshte që për dy orë i shfarosi shqiptarët. Ju jeni në gjendje të digjni shtetin vetëm të shpëtoni lëkurën tuaj. Mos u thirrni në popull, pse çfarë mendoni, mua kush më ka aprovuar të jem deputet i Kuvendit, edhe mua populli më ka votuar këtu. Lerëni këto politika, sepse kjo qasje e juaja mund të sjellë viktima. Sa i përket pushtetit lokal, ju nga VMRO-DPMNE ia keni vjedhë qytetarëve të Strugës dy milion e gjysmë euro para që i takojnë atyre dhe komunës që unë kam drejtuar”, ka deklaruar mes tjerash në foltoren e Kuvendit Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …