Një ekip nga Mbretëria e Bashkuar, i përbërë nga rreth 30 trupa ushtarake, ka arritur në vendin tonë për t’iu bashkuar forcave të NATO-s në Kosovë, për t’i ndihmuar ata në ruajtjen e sigurisë, mbrojtjen dhe lirinë e lëvizjes. Ky lajm është publikuar në rrjetin social në faqen e Ambasadës së Britanisë së Bashkuar në Kosovë. “Ky zbarkim njëvjeçar i trupave do të mbështesë misionin e KFOR-it, pas një kërkese të NATO-s për mbështetje shtesë për KFOR-in nga aleatët. Roli i tyre specifik do të jetë mbështetja e KFOR-it në inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione gjurmuese. Ekipi britanik do të jetë i vendosur në selinë e KFOR-it në Prishtinë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Bashkuar në Kosovë. Me këtë rast, sekretari i Mbrojtjes, Michael Falloni, ka thënë: “Ky zbarkim i trupave vërteton faktin se ne mbesim plotësisht të angazhuar që të mbështesim sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO mbetet një gurthemel i mbrojtjes sonë, dhe duke mbrojtur sigurinë e Evropës ne forcojmë sigurinë tonë”. Kurse ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka theksuar se kjo është edhe një shenjë e përkushtimit britanik për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …