Në fshatin Shkabaj është hapur panairi ndërkombëtar “Prishtina 2017”

Në fshatin Shkabaj është hapur panairi ndërkombëtar “Prishtina 2017”

Në Kosovë është shënuar ngritje e zhvillimit ekonomik, edhe pse ende në këtë fushë duhet të punohet që të arrihen rezultate të kënaqshme, u tha në hapje të panairit ndërkombëtar “Prishtina 2017” i cili është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj. “Edhe pse është vështirë të ndahet politika nga ekonomia, megjithatë kjo prani e vendeve të tjera tregon se zhvillimi ekonomik po e gjen rrugën e tij në mënyrë sa më të pavarur”, tha Safet Gëxhaliu nga OEK-u.Ndërsa, Ines Muçostepa nga Shqipëria, tha se për vitin tjetër, në panairin e radhës do të angazhohen që të sjellin sa më shumë biznese shqiptare. Me një fjalë rasti u paraqit edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili potencoi rëndësinë që kanë investimet në ekonomi. “T’i përkrahim bizneset në Kosovë. I ftoj edhe institucionet e Kosovës të ndihmojnë njerëzit e biznesit, sepse ata dinë të krijojnë vende pune. Ia kemi borxh Kosovës”, theksoi Bahtiri. Në panair pjesëmarrës ishte edhe një delegacion nga Kina, për t’u njohur më afër me prodhimet “Made in Kosova”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …