Selim Pacolli

Selim Pacolli kërkon hetim për ndërtimin e objektit milionësh: “Këtu fshihet lepuri”

Selim Pacolli ka reaguar ashpër ndaj problemeve të përsëritura me objektin e ri të ndërtuar nga Konzorciumi Bullgaro-Kosovar “Glavbolgarstroy”, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e përgjegjësisë institucionale. Në një postim publik, Pacolli tha se fenomeni i defekteve teknike në këtë objekt përsëritet çdo vit – verës krijohen kushte të padurueshme për shkak të temperaturave të larta dhe dimrit mbizotëron i ftohti. Sipas tij, përgjegjësia për këtë gjendje nuk mund të mbetet pa adresë. Ai ka bërë thirrje për një inspektim të plotë dhe të shpejtë, duke kërkuar të dihet kush e ndërtoi këtë pallat, kush e mbikëqyri cilësinë, kush e bëri pranimin teknik dhe si u dha kontrata mbi 30 milionë euro. “Që në fillim ka pasur parregullsi të mëdha dhe është ditur se ky objekt nuk do të jetë funksional, sidomos në pjesën më sensitive – sistemin e ventilimit”, theksoi Pacolli, duke shtuar se këtu “fshihet lepuri”.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konfliktit të parandaluar nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në fokus çështjen e Kosovës dhe Serbisë, duke i …