Selim Pacolli reagon ashpër ndaj Osmanit: “Pa ujë, pa rrymë, pa kanalizime – çfarë ka bërë presidentja?”

Ish-deputeti Selim Pacolli, ka reaguar me ton të ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke vënë në dyshim kontributin e saj dhe angazhimin ndaj situatës në shkollat publike. Pacolli kritikoi Osmanin për gjendjen e vështirë të infrastrukturës në disa zona, duke thënë: “Pa ujë, pa rrymë, pa kanalizime, erëra të tualeteve… këtë po e thotë presidentja e plotfuqishme e 400.000 votë-shit të Kosovës!” Ai ngriti pyetje për motivin politik të Osmanit dhe për veprimet konkrete që ajo ka ndërmarrë për të përmirësuar situatën, duke theksuar se zgjedhja e fëmijëve të saj në sektorin privat nuk është zgjidhje për problemet e shkollave publike. “Nëse ka qenë e informuar mbi gjendjen e shkollave publike, cili ka qenë veprimi i saj në raport me situatën, pos shkollimin e fëmijëve t’ua besoj sektorit privat? Mos harroni, mandatin tjetër sigurojani 500.000”, shkroi Pacolli

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …