Kandidati për kryeministër Albin Kurti, tha qytetarët do të përfitojnë me së shumti me fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhje. Kurti shtoi se duhen njerëz tjerë për një gjendje tjetër, prandaj vetëm Vetëvendosje është zgjidhje për popullin. Ish lideri i Vetevendosjes ka thumbuar kundër-kandidatët e tij për kryeministër duke thënë se ata nuk dinë çfarë po premtojnë. Kurti tha se pasuria e pushtetarëve do të konfiskohet dhe do tu kthehet qytetarëve. Ai shtoi se në Drenas, Drenicë e Kosovë do të fitojë Vetëvendosje e jo PDK-ja sepse ata tashmë janë e shkuara e Vetëvendosja e ardhmja e ardhmja. Ndërsa kandidati i këtij subjekti politrik për deputet Rexhep Selimi nga Drenica, ka akuzuar PDK-në si fajtore për burgosjen e ish- komandantëve të UÇK-së, sjelljen e Gjykatës Speciale, burgosjen e vëllezërve Kiqina e atyre Ramadani. Selimi tha se të pafajshmit janë në burg, e fajtorët në pushtet. Kandidati i VV-së për deputet nga Drenasi, Xhavit Drenori, tha se edhe pas 18 viteve plaçkitjeje dhe keqpërdorim prapë kërkojnë votë në Drenicë. Ai kërkoi nga qytetarët të mos japin votë për mashtruesit.
