Selimi: Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzë as Thaçit dhe as një ushtari të UÇK-së

Selimi: Jam i gatshëm të punoj me komisione shkencore, për të shkruar historinë e UÇK-së ashtu siç ishte

Ditë më parë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dha idenë e formimit të një komisioni zyrtar për të shkruar historinë e luftës së UÇK-së. Ai ka thënë se ky komision mund të bëhet përmes instituteve, qoftë ai i Historisë apo nga Akademia e Shkencave përmes redaksive të veçanta dhe hulumtime të veçanta në mënyrë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës të trajtohet në aspektin shkencor. Selimi tha se është i gatshëm të punoj në këto komisione të veçanta shkencore, për të shkruar historinë ashtu siç ishte. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Selimi, ka folur edhe për formimin e një Komisioni për Verifikimin e numrit të veteranëve. Ai thotë se një komision i tillë ekziston dhe se ky komision sipas tij do të duhej ta zvogëlonte këtë numër e jo që ky numër të shtohej në vazhdimësi.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë sot në protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

Sot në Tiranë pritet të mbahet protesta me moton “Drejtësi për Çlirimtarët”, ku pritet pjesëmarrje …