Brickos

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të martën por paralajmëron edhe grevë rast të mos përmbushjes të kërkesave të tyre

Sindikata e KEK-ut proteston të martën por paralajmëron edhe grevë rast të mos përmbushjes të kërkesave të tyre

Marrëveshja kolektive në nivel të KEK-ut, dhënia e pagës jubilare në vazhdimësi e jo vetëm për periudhën 2015-2017, rivitalizimi Termocentralit Kosova A, rishikimi i ligjit për paga dhe rritja e shujtës së ushqimit janë arsyet për të cilat do të protestojë këtë të martë Sindikata e Re e KEK-ut. E në rast të mos përmbushjes të kërkesave të tyre, sindikalistët paralajmërojnë greva. Nënkryetari i Sindikatës të Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica thotë se kanë zgjedhur protestën për të paraqitur kërkesat e tyre dhe për t’i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e atyre kërkesave. Ai, thotë se kështu synojnë të marrin vëmendjen e duhur nga Qeveria, pasi siç thotë ai, asnjëherë nuk kanë pasur bisedime para protestave, vetëm pas tyre. Sipas tij, janë një mori kërkesa që nuk janë realizuar nga menaxhmenti i KEK-ut, e as nga Qeveria e Kosovës. Duke folur për kërkesat e sindikalistëve, Llumnica thotë se një ndër ato, është edhe marrëveshja kolektive në nivel të sektorit, pasi KEK është e vetmja kompani publike në Kosovë që nuk ka marrëveshje kolektive. Po ashtu, ai shpreh edhe nevojën për rivitalizimin e termocentralit “Kosova A”. Ndërsa një arsye tjetër që i shtynë të protestojnë, thotë të jetë edhe ligji për paga dhe shujta e ushqimit në vlerë prej 3.5 euro, në krahasim me 1.70 euro sa është aktualisht. Krejt në fund, Llumica thotë se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Qeveria e Kosovës, për përmbushjen e ndonjërës nga kërkesat e sindikatës./KosovaPress/

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …